• |
ide | kryesore

Modelja e Victoria Secret del pozitive me Covid-19, flet për gjëndjen shëndetësore

Paparazzi, Slider



Virusi ka prekur dhe engjejt e Victoria Secret. Një prej tyre është modelja Alexina Graham e cila e ka ndarë me ndjekësit këtë përvojë si dhe flet për simptomat dhe sëmundjen në tërësi.

Alexina ka postuar në Instagram foto nga spitali, duke rrëfyer sa e vështirë ka qenë për të e gjitha kjo eksperiencë.
Modelja tregon se krahu i saj i djathtë ishte motra, e cila është kujdesur për të gjatë gjithë kohës.
Alexina i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marrin më seriozisht situatën, pasi është shumë e frikshme.
Ajo rrëfen si i ka përjetuar simptomat, ndërsa shton se gjendja e saj shëndetësore është tashmë më e stabilizuar.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht.”- shkruan ndër të tjera modelja, e cila prej 5 ditësh ka qenë në terapi intensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *