• |
ide | kryesore

Morena Taraku feston ditëlindjen në karantinë

Paparazzi, Slider



Morena Taraku ka kaluar ditën e saj më speciale e izoluar në shtëpi.

Ajo ka mbushur 27 vjeç, mirëpo kjo ditëlindje ka qenë më e pazakonta për këngëtaren.

Kësaj here, asaj i është dashur të festojë në karantinë, megjithatë surprizat e familjarëve nuk kanë munguar edhe në këtë situatë.
Në mesnatë, Morena është surprizuar me lule, dhurata dhe një tortë shumë të këndshme e cila mbante portretin e saj.

Pasi ka fryrë qirinjtë, të gjithë kanë dalë jashtë për të parë një shfaqje me fishekzjarre, ndërsa në Instagram këngëtarja ka marrë urimet më të bukura.
“E gëzofsha ditëlindjen”, shkruan Morena krahas videos, ndërsa postimet e saj lënë të kuptohet se megjithëse në karantinë, kjo ka qenë një ditëlindje speciale për këngëtaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *