• |
ide | kryesore

Nis sot aplikimi/ Si të paguheni nga qeveria nëse biznesi juaj është mbyllur

Lajme, Të fundit



Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”. Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, (listën e aktiviteteve të lejuara e të mbyllura e gjeni në këtë LINK ). Një listë më e detajuar po hartohet nga tatimet dhe pritet të publikohet së shpejti.

-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit përkatës.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Në total është deklaruar zyrtarisht se përfitojnë 60 mijë të punësuar/vetëpunësuar, nga 176 mijë që janë gjithsej, ose rreth 34% e të punësuarve gjithsej në subjektet e vogla.

Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.

Si aplikohet

Monitor ka ndjekur procedurat që duhen ndjekur për aplikimin

Hapi i parë

Plotësoni formularin i cili gjendet në fund të këtij LINKU.  

Formulari përfshin:

Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
-emrin, atësinë, mbiemrin
-numrin personal të identifikimit të përfituesit

-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare

-IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Tatimet kujtojnë që aplikuesit duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Ruajeni formularin si dokument.

Hapi i dytë
Hyni në sistemin tuaj e-filing, kliko KETUPasi të vendosni NIPT dhe password dhe të hyni në sistem, shkoni tek eFilingim, pastaj zgjidh “çështjet e mia”.

Tabela2

Tatimet kanë bërë të ditur se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Tatimet kanë njoftuar se të gjithē pêrfituesit duhet të kenë llogari bankare në emrin e tyre, ku do i kalojë pagesa.

Vetëm një e treta e të punësuarve në biznesin e vogël përfitojnë

Sipas të dhënave nga tatimet, në të gjitha bizneset e vogla në vend (rreth 99 mijë në total) deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël, të cilët janë të punësuar në 30 mijë subjekte.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, përfshirë dhe pagesën e papunësisë. Ky fond nis efektin që nga 1 prilli, duke lënë të pambuluar pjesën e marsit, kur filloi dhe mbyllja e bizneseve.

Ndonëse mund të ketë shumë biznese që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale. /Monitor



4 Comments

  1. Lista e aktiviteteve te lejuara e te mbyllura eshte shume konfuze! Le vend per keqkuptime e paqartesi te ndryshme. Fevziu dje ne “Opinion” as nuk mori mundimin ta pyese Ahmetajn per listen e perteritur e te detajuar te bizneseve ne fjale, e as pyeti ministrin se deri kur mund te aplikohet dhe kur mbaron ky afat aplikimi gjate Prillit.
    P.sh. ne nje rast Fevziu pyeti ministrin se nje agjensi turistike, biznes i cili eshte te lista e bizneseve te lejuara per pune, pra jashte skemes se ribursimeve te “luftes surreliane” ankohej se e mbanin hapur por nuk kishin pune,….. sepse jane mbyllur te gjitha rruget e mjetet e transportit turistik e udhetar.
    Ministri neper dhembe tha se meqe ky biznes eshte i penguar nga ligji 193 (shqiptaret te gjithe e dine ligjin 193 – flene me kete ligj poshte jastekut!) atehere do t’i takonte pagesa e demshperblimit. POR TE LISTA E BIZNESEVE TE LEJUAR KY BIZNES AKOMA FIGURON I LEJUAR TE PUNOJE – SI DO TA KUPTOJNE NJEREZIA NESE BIZNESI I TYRE “I LEJUAR” ESHTE I OENGUAR APO JO NGA LIGJI 193???????

    Nje keshille miq – MOS PRISNI PARA’ NGA KOMUNISTET, PERKUNDRAZI KUJTONI 1945-EN DHE RUANI ATO PAK KURSIME NESE KENI!

  2. Tani i bie qe te futemi ne rradhe per te hapur nr llogarie .Une kam nr llogarie por 2 te punesuarit e mi nuk kan.A nuk eshte normale qe parate te hidhen ne nr tim te llogarise dhe une ti bej te gjitha veprimet per te shmangur dhe rradhet e kota ne banga?Aq me teper qe njera nga te punesuarat eshte bashkeshortja ime.?pra 4 rradha te kota(4 dalje nga shtepia kur na thone rrini ne shtepi)!

  3. Ne liste behet fjale per gomisteri, lule, shitje rrobash(edhe te perdorura) e kepucesh, shitje lojnash, parukerite, palestra,shitje kamerash, tapete dhe perde,shitje armesh, ore e byzylyqe, arme, restorant e sufllaqe, aktivitete argetuese (bile ketu kane futur edhe lojrat e fatit qe jane mbyllur me ligj) dhe sigurisht qendrat tregtare te Manes..
    Keta jane qesharake..pra vetem dyqanet e lagjes dhe supermerkato e Manes..
    Me e forta eshte qe ka shtyrje per tatim fitimin e kompanive(deri ne 8 milione) deri ne dhjetor..Po keto kompani nuk kane tatim fitimi!?
    Dhe, keto fillojne qe nga data 01 prill…Nje genjeshter e stermadhe e nje personi qe duke i ferkuar kurrizin langaraqeve idiote kerkon te beje diktatorin populist dhe hajdut!

  4. dhe nje ushtri me dallkauk qe e mbajn ne kembe. njeri e ferkon tjetri i ben mallin gati. fugatricja si gjithmon i thur poezi dhe ja lexon te koka boshe. pastaj xhacka dhe leshi qe vine verdall e han leket tona megjith policet 3 mujorsh……pra nje ushtri e tere e menderosur. E kemi punen keq e me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *