• |
ide | kryesore

Presioni i opozitës anullon tenderat, Basha: Të kthehet menjëherë në vendim të qartë qeverie. Çdo fond duhet të shkojë vetëm për situatën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Opozites, Lulzim Basha në nje komunikim me median, ka përshendetur vendimin e qeverisë për anulimin e tenderave, me vlerë 250 milionë euro. Basha theksoi se ky ishte një hap i vonuar, por i duhur. Ai shtoi se qeveria duhet të vijojë me anulimin më tej të koncesioneve. Sipas kreut të Opozitës, është e pafalshme se si teksa kemi hyrë në Prill, ende nuk ka asnjë qindarkë të dhënë nga qeveria për familjet në nevojë.

Pjesë nga fjala e tij.

Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.

Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë.
Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë.

Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shmicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar.

Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anullohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie.

Qeveria nuk mund të tregohet as e verbër, as e shurdhër. Kryeministri nuk mund të fshihet pas propagandës dhe as pas sulmeve të përsëritura dhe bajate ndaj opozitës. Ne kemi një qëllim. Qëllimi ynë I shpallur është qëllimi I shpallur edhe I qeverisë. Të bëjmë gjithçka për jetën , shëndetin, sigurinë dhe mirëqënien e shqiptarëve. Ne kemi në dorë të tregojmë rrugën sipas nesh për ta arritur këtë sa më shpejt dhe sa më mirë. Por është qeveria ajo që ka përgjegjësi morale, ligjore dhe të gjithëanshme për të mos qëndruar duarkryq dhe për të mos u zvarritur pas krizës e cila tashmë po cënon rëndë ekonominë e falijeve shqiptare dhe ekonominë kombëtare.

Cdo orë dhe çdo ditë e humbur në këtë drejtim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe ata që ngurojnë të marrin vendimet e duhura për shqiptarët duke vazhduar rrugën e gabuar të reagimit tepër vonë dhe me mjetë tepër të pakta. Ndaj përsëris edhe njëherë kërkesën për të marrë sot të gjitha masat e tjera të munguara dhe për të prezantuar sot menjëherë planin e plotë te ndihmës dhe për të nisur pa asnjë vonesë zbatimin e këtij plani. Planet në letër nuk hahen, nuk pihen, nuk ngrohin, nuk sjellin energjinë elektrike.

Planet në letër nuk ndihmojnë të moshuarit të blejë racionin e ditës. Nuk ndihmojnë fëmijët e sëmurë, nuk ndihmojnë kryefamiljarët të qetësojnë fëmijët e uritur apo pasigurinë që I ka mbërthyer pas kolapsit të të ardhurave që ka shkaktuar ky 3 javësh I vështirë. Të dashur bashkë qytetarë, Shqipëria I ka të gjitha mundësitë t’ju mbështesë. Shqipëria I ka të gjitha mundësitë që sakrificën e familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj, tuajën personalisht dhe të prindërve tuaj, t’I përgjigjet me një mbështetje financiare të mjaftueshme që askush të mos vuajë për bukën e gojës, për energjinë elektrike, për ujin e pijëshëm, për medikamentet dhe të gjithë të ndihemi të sigurtë se dhe këtë situatë të vështirë me të vërtetë do ta kalojmë të gjithë së bashku si një familje. Por një familje ku sakrifica nuk I kërkohet të gjithëve me përjashtim të një grupi I cili në vend që të skrifikojë vazhdon të majmet e të përfitojë. Të gjithë duhet të sakrifikojnë dhe sakrificat kryesore apo akti kryesor I kërkohet qeverisë.

Sot, me anullimin e prokurimeve ka hedhur hapin e duhur, port ë vonuar. Sot, jo nesër të anullohen koncensionet. Sot jo nesër të plotësojë paketën të paktën në nivelin e Kosovës me nje nivel buxhetor gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe sot jo nesër të derdhë paratë në kontot e zbrazura të familjeve në nevojë dhe t’I vijë në ndihmë biznesit sa më parë me të gjitha masat e propozuara të lehtësimit fiscal për të cilat edhe zyrtarisht siç jeni informuar, këshilltarët ndërkombëtarë ekonomikë të qeverisë Rama I kanë bërë thirrje të ndjekë dhe të plotësojë pikat e platformës së Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar.



11 Comments

  1. Aha, u dhje nusja ne kale. Kryekomandantit te Surelit ia futi dy kembet ne nje kepuce edhe Basha qe nuk nxjerr dot as qimen nga qulli.

    1. dhe ti me gjithe mend e beson se Basha ja futi kembet ne nje kepuce Rames ? ahahah.

      Ata po bashkepunojne si mos me mire. Njeri ja hedh dhe tjetri ja pret.
      Rama thjesht po i jep nje dore Bashes kundra kundershtareve te brendshem duke i dhene disa fitore te vogla.

      Endero, endero se mir te ben , Nuk ke keq nga enderat e bukura.

  2. SI KA MUNDESI QE SI QEVERIA DHE OPOZITA NUK FLET FARE PER TE PAPUNET.
    A JANE EDHE ATA NJEREZ, A JANE NENSHTETAS, ME SE RROJNE ATA. ATYRE QE
    ISHIN NE PUNE DHE MBETEN PA PUNE THUHET SE DO NDIHMOHEN ME 260000
    LEKE TE VJETRA ,PO ATA QE ISHIN PA PUNE. EDHE ATA KANE PAGUAR TAKSA
    NEPERMJET TVSH-SE ETJ AQ ME TEPER TANI NUK U LEJOHET AS TE DALIN TE
    PUNOJNE NE TE ZEZE. sI MUND TU THUASH NJEREZVE QE AS NUK TE NDIHMOJ
    AS NUK TE LE TE DALESH TA NDIHMOSH VETEN. KY ESHTE ME KEQ SE GENOCID
    KETE NUK KA ARRITUR TA BEJNE AS REGJIMET FASHISTE E NAZISTE.
    KETA JANE ME MIZORE SE NAZISTET VECSE NUK E KANE FUQINER E TYRE.

  3. YMER GELBAZA NJE DOSJE TE RE -I KUJT ESHTE ZAHO? EDI RAMES APO KUJTIM GJUZIT?! thotë:

    NJE HAP PERPARA ZOTI BASHA DHE FLM ,NDOSHTA DO TI NDSLOJ TE GJITHA ATO KONTRATA POR NUK BESOJ ,TANI DO TE DALIN ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA DHE TE THONE EDI RAMA PO MENDON PER POPULLIN… SI KA MUNDESI QE YMER GELBAZA KELLIRA I SULMON TE GJITHE GAZETARET QE NUK E LEPIJN NE BYTH EDI RAMEN DHE LAL DHJERIN ,DHE NUK REAGONI PER TE JA KTHYER RESTON YMER GELBAZA KELLIRES,OSE ME MIRE LERENI TE VUAJ ASHTU I MJER SI ZAGAR TANI

  4. Mbasi e kerkoje ky lulushi sot pame qe jane anolluar prokurimet dhe do behen me vone thjesht eshte shtyre o lulush,cfare ka per tu mburrur keto o loqe qe na ben lloqe nga vila 2 milion euro te atij oligarkut qe ti ke qef shume,apo jo stalin e lenin

  5. > Per kenaqesine e guerrilasve ;;;BIJE KURVI;;; ky, ipa nena, e pa din e iman, Ipaemer, eshte simbioza me stonuese ne ato komente qe na e shpif, pa fakt, realitet, e objektiv qe te na thote ne shkelqimin q maskarallekut te qeverise se tije qelbanuke, dhe rilindasve te qelbur. Pra, ne doni te kuptoni komentuesit zuzare qelbesa te rilindjes, ja tek kini monstren perfaqesuese,,,,,IPAEMER,,,qe ju nderon e perfaqeson denjesisht ju horra, bije kuqalesh., qe me kryetarin psikopat, te rreshqitur po fundosni tere kete popull ne mjerim. Ju qofshi, por u zhdukshi me rrenje, e fare nje here e pergjithmone.

  6. Stalin cubi lenin nje ne tre,shkoni palloni motrat tani per llogari te salihut,gezohet i shkreti kur shtohen shpellkaret dhe nga incesti juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *