• |
ide | kryesore

Princ Charles flet pas përmirësimit nga Covid 19

Paparazzi, Slider



Princ Charles, djali i Mbretëreshës së Anglisë, i pari në rradhë për fronin britanik, u  testua për Covid-19 dhe rezultoi poztiv.

Ai e kreu karantinën në Skoci dhe të hënën ai e la pasi rezultoi i shëruar. E së fundmi në një video të publikuar princi 71-vjeçar i Uellsit falenderoi stafin mjekësor dhe theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë. ‘Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes,”– tha Princi britanik duke shtuar;

‘Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu si edhe struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *