• |
ide | kryesore

‘Shqipëria në karantinë’, mbi 2 mijë gjoba prej 16 marsit

Arkiva, Lajme, Të fundit



2088 qytetarë dhe biznese janë gjobitur për shkelje të masave kufizuese kundër COVID 19 gjatë periudhës 16-31 mars 2020.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Lleshaj nënvizon se çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente!

Lleshaj: Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.



1 Comment

  1. Bravo, se per te denuar popullin jeni aty!
    Ti thjeshtosh jeten e ti ndihmosh eshte shume demode, nuk tregon dobiçllek, eshte per budallenjte!
    Me mire akoma ke shikoni ne rruge pas ores 13 pushkatojni, dhe thoni qe shteti nuk behet ndryshe!
    Nxirrni dhe shifra, e keni shifruar mizorine tuaj, me pretekstin qe ky popull skupton ndryshe.
    Sic e thoshte modeli juaj nga fitorja ne fitorje! Ju lumte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *