• |
ide | kryesore

Studimi/ Koronavirusin mund ta merrni pa e ditur edhe kur jeni në gjumë

Lapsi Leaks



Nëse gabimisht lëngje apo diçka tjetër na kalon në rrugët e frymëmarrjes, kollitemi automatikisht. Kjo nuk ndodh kur jemi në gjumë. Sipas pulmologut dhe hulumtuesit nga Seattle, Bruce L. Davidson, kjo ndodh edhe me rastin e kalimit poshtë të pështymës në të cilën mund të gjendet virusi.

Nëse keni dëmtime të mushkërive për shkak të pirjes së duhanit, nëse e kapërceni pështymën, gjë që të gjithë e bëjmë gjatë gjumit, sasia më e madhe e përmbajtjes nga fyti do të përfundojë në mushkëri. Sasia e lëngut të thithur gjatë gjumit është krejtësisht e mjaftueshme që të shkaktojë acarim të mushkërive.

Te shumica e njerëzve hunda dhe fyti kanë baktere të shëndetshme, jo mikrobe siç është coronavirusi, i cili shkakton bllokim të mushkërive. Mushkëritë mbajnë qeliza të caktuara të cilat vrasin mikrobet endacake.

Njerëzit e shëndetshëm kanë sistem të fortë i cili bart viruset e thithura dhe bakteret në grykë dhe i lëshon në ezofag, të cilat më pak kalojnë poshtë me pështymë. Disa njerëz kanë pasur diarre nga ky virus, sepse ai nuk mund t’i infektojë edhe qelizat në lukthin tuaj.

Të gjithë këta faktorë mbrojtës janë të dobët te individët të cilët kanë mushkëri të sëmura apo sistem të dobët të imunitetit për shkak të pleqërisë. Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.

Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Si të mbrohemi nga covid-19 gjatë ditës dhe natës?

– Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes
– Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre
– Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me facoletë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hidhni facoletat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave
– Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit
– Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
– Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz. /Telegrafi/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *