• |
ide | kryesore

‘Të nënshkruajmë marrëveshjen, heqim qafe Serbinë’/ Thaçi konfirmon ofertën ndaj Kurtit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin dy orësh që zhvilloi disa javë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Detaje nga ky takim kishte zbuluar vetë Kurti në seancën për rrëzimin e Qeverisë, ku ndër të tjera tha se presidenti Thaçi i ka thënë atij që të shkojnë në Amerikë, të nënshkruajnë marrëveshje dhe në këtë mënyrë ta heqin qafe Serbinë.


Thaçi ka thënë se ia ka bërë Kurtit një kërkesë të tillë dhe madje i ka sugjeruar që t’i marrë dy-tri këmisha gjatë qëndrimit atje, shkruan Reporteri.net.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që të bëhen bashkë të gjithë liderët e partive politike, ashtu siç kishte ndodhur në Rambuje. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk e kanë komoditetin t’i thonë jo ftesave që mund të vijnë nga SHBA.

“Ftesa që mund të vinte nga SHBA, unë mendoj se nuk e kemi komoditetin ti themi jo. Nga teoritë konspirative që që vijnë ta merr mendja se po nisemi në Kremlin dhe jo në SHBA”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu