• |
ide | kryesore

Tenderi i ushqimeve/ PD: 5 faktet pse SPAK duhet të hetojë menjëherë këtë vjedhje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi paditi ministren Olta Xhaçka për dhënien e tenderit të ushqimeve tek një kompani maqedonase, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetëojë menjëherë këtë vjedhje.

Sipas reagimit të PD-së, Rama dhe Xhaçka po heshtin për faktin se ja kanë dhënë tenderin një kompanie që 6 ditë më parë ndryshuar aktivitetin e saj nga kompjuterat tek ushqimet por selia blu shprehet se kjo nuk mbulon të vërtetën.

PD parashtron edhe 5 faktet pse kjo është një vjedhje flagrante e qeverisë në ditën më të keqe për shqiptarët.

STATUSI I PD

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

  1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
  2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
  3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
  4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
  5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.



5 Comments

  1. Mos u shqeteso fare se nuk priste njeri nga ujku qe te behej qingj per shkak te emergjences. Tani keta nuk kane me asnje instikt tjeter pervec vjedhjes.

  2. Ah ju te PD-se qenkeni budallepsur fare. Koha e gjate ne opozite u ka lene me defekte.

    Si mendoni se merret SPAK me 1.5 milion euro kur nuk merret me 40 milion eurot e

    Unazes se re si nje falslsifikim i njohur boterisht,kur nuk merret me 150 milion euro

    per pagese dyfishe te administrates per largime te padrejta nga puna, per mbi 1 miliard

    euro te shperdoruara sipas organit shteteror te specializuar Kontrollit te Larte te

    Shtetit, per dosjet e vjedhjes se votave etj.

    Kur ishim te vegjel na shtinin te recitonim me shpejtesi tre vargje dhe per tu

    nzjerre kuptimin i cili ishte i veshtire per tu kuptuar kur thuhej ne shpejtesi:

    A la fiq era ?
    Si la fiq era
    Kur s’la lis era.

    Nese e ddeshifrojme sipas ketij abuzimi te “vogel” mund ta pershtatim vargjet e

    femijerise si me poshte:

    A i vodhen 1.5 milion euro?
    Si mos ti vidhnin 1.5 milion euro
    Kur vjedhin qindra milion euro

  3. ”’ Ky rast i vjedhjes flagrante …”’

    Nese ka vjedhje do shihet ne cmimet qe kjo kompani do sjelli produktet ushqimore ne shqiperi. Nese cmimet jane me te ulat se cmimet e shumices qe jane aktualisht ne shqiperi , nuk mund te flasim per vjedhje , por per favorizim te nje kompanie private .
    Nese cmimet ( qe do afishohen patjeter) jane me te larta se cmimi i shumices se tregut sot ne shqiperi , atehere do kemi VJEDHJE.

  4. Spak nuk mer urdhera nga lulushi e para e dyta spaku ka pune me dosjet e bujshme si psh dosja rr kombit -250 milion euro prfitues salih lulush,tenderi i pasaportave biometrike perfitues salih nishani,gerdeci perfitues salih mediu nishani,vrasja e qytetareve ne bulevard perfitues salih lulush,lobimi rus i parave te pista perfitues lulushi,keto jane dosjet e spak ku ne te gjitha eshte perfitues lulzim basha,spaku per keto u krijua nga shba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *