Pasi paditi ministren Olta Xhaçka për dhënien e tenderit të ushqimeve tek një kompani maqedonase, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetëojë menjëherë këtë vjedhje.
Sipas reagimit të PD-së, Rama dhe Xhaçka po heshtin për faktin se ja kanë dhënë tenderin një kompanie që 6 ditë më parë ndryshuar aktivitetin e saj nga kompjuterat tek ushqimet por selia blu shprehet se kjo nuk mbulon të vërtetën.
PD parashtron edhe 5 faktet pse kjo është një vjedhje flagrante e qeverisë në ditën më të keqe për shqiptarët.
STATUSI I PD
Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:
- Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
- Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
- Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
- Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
- Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.
Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.
Mos u shqeteso fare se nuk priste njeri nga ujku qe te behej qingj per shkak te emergjences. Tani keta nuk kane me asnje instikt tjeter pervec vjedhjes.
Ah ju te PD-se qenkeni budallepsur fare. Koha e gjate ne opozite u ka lene me defekte.
Si mendoni se merret SPAK me 1.5 milion euro kur nuk merret me 40 milion eurot e
Unazes se re si nje falslsifikim i njohur boterisht,kur nuk merret me 150 milion euro
per pagese dyfishe te administrates per largime te padrejta nga puna, per mbi 1 miliard
euro te shperdoruara sipas organit shteteror te specializuar Kontrollit te Larte te
Shtetit, per dosjet e vjedhjes se votave etj.
Kur ishim te vegjel na shtinin te recitonim me shpejtesi tre vargje dhe per tu
nzjerre kuptimin i cili ishte i veshtire per tu kuptuar kur thuhej ne shpejtesi:
A la fiq era ?
Si la fiq era
Kur s’la lis era.
Nese e ddeshifrojme sipas ketij abuzimi te “vogel” mund ta pershtatim vargjet e
femijerise si me poshte:
A i vodhen 1.5 milion euro?
Si mos ti vidhnin 1.5 milion euro
Kur vjedhin qindra milion euro
”’ Ky rast i vjedhjes flagrante …”’
Nese ka vjedhje do shihet ne cmimet qe kjo kompani do sjelli produktet ushqimore ne shqiperi. Nese cmimet jane me te ulat se cmimet e shumices qe jane aktualisht ne shqiperi , nuk mund te flasim per vjedhje , por per favorizim te nje kompanie private .
Nese cmimet ( qe do afishohen patjeter) jane me te larta se cmimi i shumices se tregut sot ne shqiperi , atehere do kemi VJEDHJE.
I logjikshem ky komenti i fundit
Spak nuk mer urdhera nga lulushi e para e dyta spaku ka pune me dosjet e bujshme si psh dosja rr kombit -250 milion euro prfitues salih lulush,tenderi i pasaportave biometrike perfitues salih nishani,gerdeci perfitues salih mediu nishani,vrasja e qytetareve ne bulevard perfitues salih lulush,lobimi rus i parave te pista perfitues lulushi,keto jane dosjet e spak ku ne te gjitha eshte perfitues lulzim basha,spaku per keto u krijua nga shba