• |
ide | kryesore

Tragjike/ Një 13-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi

Lajme, Të fundit

Një i ri 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani. Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, vdiq i vetëm në Spitalin ‘King’s College’. Sipas autoriteteve ai nuk kishte sëmundje të tjera të mbartura që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së adoleshentit.

Familja e djalit, i cili gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri, thanë se ata nuk do të lëshonin asnjë foto të Ismailit për shtypin. Familjarët e viktimës thanë se Ismail Mohamed Abdulwahab Kur “filloi të shfaqte simptoma si kollë dhe ethe dhe kishte vështirësi në frymëmarrje” u shtrua në Spitalin e Kings College. Ai u intubua menjëherë dhe më pas u fut në gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq sot në mëngjes.


2 Comments

  1. O lapsexhijte e lapsit mjaft i kemi keto te vdekur ketu,mos beni lajmet me vdekje neper glob se nuk intereson njeriut,cdo vdekje ne glob ju doni me zor ta fusni neper shtepiat e shqiptareve

  2. Na cate trapin per dite vdiq ky vdiq ai.
    A e dini ju o gazetaruca qe vdo vit nga kanceri vedesin mbi 10 Milione persona
    Cdo dete vdesin 28000 persoma
    Cdo minut vdesin 19 persona.

    Mos na hapni barkun kon me 2-3 veta qe vdesin nga korona-virusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu