• |
ide | kryesore

Urdhër i ri/ Shkollat do të vijojnë të jenë mbyllur pa fat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar sot një urdhër lidhur me të gjitha institucionet arsimore, të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Që në indentifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, ministrja Manastirliu vendosi mbylljen e shkollave me dy javë deri më 23 mars, më pas afati u shty deri më 3 prill. Por duke marrë shkas nga situata në vend ministrja ka vendosur për mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë mësimi për të gjithë nxënësit vijon online, ndërsa ministrja Besa Shahini deklaroi dje se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen pasi sipas saj nuk ka arsye pasi procesi i mësimdhënies po vijon normalisht. Ajo shtoi se maturantëve do t’u bëhet favorizim, duke mos u pyetur në provim lidhur me leksionet që kanë marrë që nga koha kur janë izoluar në shtëpi.



3 Comments

  1. hahaha shkolle alla “fake-demokraci”. Ka ik dhe shkolla per lesh qe nga klasa 1 . Me mesues aktiviste PD PS LSI te trashe dhe kete kishim mangut.. Ato nuk dine gjuhe shqipe akoma, imagjino te japin mesim online

  2. Tani manastirliu thote kaq familje do marrin ndihme finanziare
    Manastirliu thote njoftimin per shkollat ketà ministrat e tjeret Ca’ bejne
    Apo ska gjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *