• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kërkohej nga Italia dhe Shqipëria, arrestohet nga RENEA në Kurbin 40-vjeçari i rrezikshëm

Lajme, Të fundit



Policia njoftoi mëngjesin e sotëm finalizimin e një operacioni të koduar “Godull 2020” pas informatave për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar në aksion u angazhuan Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana. Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull të Kurbinit. Forcat e policisë rrethuan banesën e A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

“Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg. Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ta kane fakur trurin shpellkaret o i gjore qe sa here lexoj komente gjindesh ti. Po njesij jane si ata te sali mashtruesit dhe ata te sajmir 007gb apo te gramoz sigurimsit- tamam sic e thua zotrote shpellkare qe i mbajne ne fron ca trufakur si puna jote

  2. Den stalin gjithmone e nxjerr koken e pranove dhe vete qe je nje shpellKar tipik salihist,tamam lakuriq kinez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *