• |
ide | kryesore

10 persona nën vëzhgim nga anti-terrori: Po përhapin qëllimisht panik me covid-19

Lajme, Të fundit



Duke supozuar se disa statuse në Facebook që duket se i përkasin rretheve të teoricienëve të komploteve, janë hedhur me qëllimin për të shkaktuar panik mes popullsisë, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka referuar në prokurori një material duke sugjeruar se kemi të bëjmë me një plan tinzar për të përhapur panik mes popullsisë së gjerë.

Një burim zyrtar pranë kësaj drejtorie i tha BIRN të mërkurën se, kanë referuar material kallëzues në prokurori ndaj disa personave që dyshohen se për përhapje të panikut nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale. Burimi nuk pranoi të komentojë për përmbajtjen e komenteve, por konfirmoi shpjegimet e dhëna nga gazetarja Anila Hoxha për Top Channel.

Hoxha tha se Antiterrori ka ngritur dyshime se 10 persona kanë diskutuar dhe kanë hedhur qëllimisht statuse në llogaritë e tyre si edhe video në YouTube, me anë të të cilave aludojnë se Covid-19 është një armë biologjike dhe se ka një plan të errët për të varfëruar popullsinë, për të shkaktuar trazira sociale dhe për të përfituar ekonomikisht përmes blerjes së pronave të të varfërve përkundrejt çmimeve të lira.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja, i tha BIRN se deri mesditën e së mërkurës, një material i tillë nuk kishte mbërritur ende në këtë njësi. Po kështu, edhe koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Prokurorisë së Tiranës, Lorena Salillari pohoi gjatë një komunikimi telefonik se, nuk kishte mbërritur ende një referim i tillë nga Antiterrori.

Nëntorin e kaluar, njësia e antiterrorist në Policinë e Shtetit hetoi dy administratorë të faqes Jeta Osh Qef për përhapje paniku ndërsa policia arrestoi një vajzë 25 vjeçare nga Durrësi për të njëjtën akuzë. Të dyja çështjet nuk janë dërguar ende në gjykatë. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe aktivistët i konsideruan në atë kohë këto masa disproporcionale ndërsa vunë re se rrjedha e ngjarjeve sugjeron sikur policia frymëzohet nga axhenda politike e kryeministrit Edi Rama për të ndërmarrë veprime që bien ndesh me shtetin e së drejtës.

Të Martën, dhjetë organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes i dërguan një letër publike Këshillit të Europës duke kërkuar ndalimin e praktikave të disa vendeve anëtare që duket se po shfrytëzojnë frikën nga pandemia COVID-19 për të gërryer liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Teoritë e komplotit, të cilat sugjerojnë një axhendë të fshehtë të dikujt të fuqishëm si shpjegim për një ngjarje apo fenomen, janë të rëndomta në shumë vende të botës. Legjislacionet e vendeve demokratike në përgjithësi priren të luftojnë probleme të tilla me më shumë raportime faktuale dhe jo me masa represive, të cilat mund të kenë efekt frikësues për lirinë e shprehjes së gazetarëve. /BIRN



15 Comments

  1. Duhet te arrestohen edhe ata qe thane se tenderi 40 milion euro i Unazes se re u be mbi
    dokumente te fallsifikuara, bile sipas tyre edhe u lidh kontrata por u anulua per te mos
    u dhene me teper ushqqim thashethemxhinjeve qe duan te perhapin panik se medemek
    tenderat tek ne behen fallco apo shifrat jane shume te fryra se gjoja 20 milion euro
    per kilometer ne nje rruge fushore e me gjashte korsi funksionale qenka e ekzagjeruar.

  2. Namyti kina alias stalin lenin,kodosher ju ka pelqyer supa me lakuriq e bylykBasha prandaj jeni entuziast,do ta keni gjithe javes supen,antiterrorri duhet te kishte arrestuar jamarberin e salihut qe me 20 milion euro ka ndertuar pallate,ku i gjeti ky kopili i kodoshit salih keto miliona

  3. Personi qe duhet arrestuar eshte vetem kryemashtrusi Rama per perhapjen e panikut , i keni te gjitha fjalimet e tije keto dy javet e fundit . Por kur nuk ka drejtesi ai palo kryeminister mund te beje cte doje

  4. Ja dhe dy nepunesit si dy bolet e Shkullak Babuinit, mungon vetem manalli, ari.
    Ju a perseris, deri ne brezin e shtate per ate qe do te shaje!

  5. shprehja ju nuk keni pare asgje akoma nga goja e kujt ka dale?! fjala lufte lufte ne goje te kujt mbeti?! te burgosuri kriminele te rrezikshem deri dje pse jane liruar. per cfare mbahen pa afat 3000.000 shqiptar per 200. te infektuar?! keto jane masa drastike ne popull shum te varfer jo te varfer. ky eshte realiteti. kush eshte ndihma e shtetit per gjithe popullin qe nga qirat e banesave e deri te ato dyqaneve?i vetmi qe perhap panik ketu eshte ky km ku i vetmi lajm eshte ai qe ai ka qef. lufta.

  6. Bravo -KPOILI-iPARTISE kete here e ke bere forra me komentin tend-o mavi I zgjebosur-qe po ha mut ne c’do faqe.Prape reston ,Mami Nafijes neqofte se e ke gjetur nenen biologjike qe te la ferrave ithoj te heqi dhembet se kur me ben gojoren ilevizin dhe ma kafshon.Gruas dhe motres neqofte se e ke gjetur e dhe ate te lene ferrave ju thoj te lajne dhembet se mos kane ndonje virus .Megjithe ate dhe une do marr masa do e mbeshtjell me plasmast Lushnje qe te mos me infektojne kur te ma marrin ne goje.

  7. Bravo -KOPILI-iPARTISE kete here e ke bere forra me komentin tend-o mavi I zgjebosur-qe po ha mut ne c’do faqe.Prape reston ,Mami Nafijes neqofte se e ke gjetur nenen biologjike qe te la ferrave ithoj te heqi dhembet se kur me ben gojoren ilevizin dhe ma kafshon.Gruas dhe motres neqofte se e ke gjetur e dhe ate te lene ferrave ju thoj te lajne dhembet se mos kane ndonje virus .Megjithe ate dhe une do marr masa do e mbeshtjell me plasmast Lushnje qe te mos me infektojne kur te ma marrin ne goje.

  8. me ne fund drejtesia po triumfon fitore e madhe spak.shqiperia po lufton korrupsionin.e fshatareve ,atyre qe nuk kane buk te hane ,qe kontrollojne koshat e plehrave .ju qifte kina nenat e motrat ku i kane klyshat e komunisteve do bejne drejtesi.tpuuu qelbbesirat!

  9. Video dhe teori konspirative ezistojne ne gjithe boten por skemi degjuar asnje qeveri te hetoje per pperhapje paniku pasi qeverite perdite po perhapin panik me shifra vdekjesh dhe informaacione mbi kete virus.. Thjesht kercenim dhe perligje izolimit te popullsise nga Neo diktatura tashme e instaluar ne Shqiperi

  10. Personi qe perhap panik eshte Edi Rama. Ai flet percart dhe pa kontroll, per tu shmangur pergjegjesive ne vend qe te flase per Shqiperine, i referohet Italise, Amerikes.
    Lajmet qe jepen nuk jane transparente. Nuk i anullon koncesionet sepse ka marre ryshfetin ne dore per gjithe vitet. Idjotesirat ndodhin vetem ne Shqiperi dhe nuk kane te mbaruar, i fundit ankandi i ushqimeve, me leket shqiptare ankandin duhet ta fitoje nje nga Maqedonia. Ketyre mostrave i kemi lene zotin, uroj qe ti zeje i ti shuaje Corona virusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *