• |
ide | kryesore

100 mijë prezervativët e Asprilla: “Mos u mbushni me fëmijë në karantinë”

Sport



I cuditshëm ka qenë gjithnjë, edhe si futbollit, por në këtë raste gjesti është interesant. Faustino Asprillia është pak “loco”, disi i cmendur. Adhurues i jetës së bukur e femrave të bukura gjithashtu. E kështu, ish-sulmuesi kolumbian, pronar i një marke profilaktikësh ‘Condoms Tino’ ka vendosur të dhurojë 100 mijë të tillë në mënyrë që “në këto kohë karantine për shkak të koronavirus nuk është mirë të mbushësh shtëpinë me fëmijë”.

Nga këtu lindi idea, ose më mirë, propozimi komercial i ish-futbollistit kolumbian: “Më kanë mbetur shumë prezervativë në shtëpi (në kompani) e dua që njerëzit të më ndihmojnë ti konsumoj… sepse është shumë e vështirë për mua ti përdor të gjithë. Kam vetëm 3.580.000 prezervativë në inventar deri në momentin që do të rihapim fabrikën, e për të ndihmuar popullsinë kam ndërmend të jap dhuratë një prezervativ për blerjen e një pako me tre”. Me pak fajël, marketing “social” në kohët e karantinës së detyruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *