• |
ide | kryesore

Testimi i gënjeshtrës

1, Ide



Që në fillimet e betejës me koronavirusin, kur rreziku për sejcilin prej nesh dukej ende i largët, nga autoritetet politike dhe mjeksore kemi dëgjuar dy këshilla.

I pari, se testimi masiv i popullatës nuk është i nevojshëm, dhe se ai do t’i bëhet vetëm atyre që kanë pasur historik të udhëtimeve jashtë, temperaturë të lartë dhe kollë të fortë, të thatë.

Pra, shkurt një numri të kufizuar njerëzish.

I dyti, se për qytetarët e zakonshëm, pa asnjë shenjë, mbajtja e maskës ishte e panevojshme. Se ajo u këshillohej vetëm atyre që shfaqnin simptoma sëmundjeje dhe shërbente si një masë mbrojtëse që të mos infektonin të tjerët.

Të dyja këto sugjerime, në formë këshillash, koha dhe eksperienca e vendeve të tjera i nxori të gënjeshtërta. Thirrja e organizatës botërore të shëndetësisë: “testoni, testoni, testoni…” ishte sinjali i parë i alarmit. Pastaj praktika se si rezultoi i suksesshëm testimi i një numri të pakufijshëm qytetarësh nga Koreja e Jugut e deri në Gjermani, i nxori bllof propagandistët e këtushëm.

Lexo më tej:

Beteja e pamundur me koronavirusin/ Pse Shqipëria nuk i përgjigjet dot apelit të OBSH

E njëjta gjë ndodhi edhe me përdorimin masiv të maskave nga çdo qytetar. Ditët e fundit Austria po i shpërndan ato me detyrim dhe falas për këdo që do të hyjë në një supermarket apo dyqan, si një masë mbrojtëse. Vende të suksesshme në betejën me pandeminë si Tajvani, prodhojnë me miliona të tilla në ditë në mënyrë që të mbrojnë qytetarët e tyre.

Natyrisht, të dyja këto gënjeshtra nuk u bënë me qëllim dashakq. Ato ishin pasojë e drejtpërdrejtë e mungesave me furnizim dhe e dembelizmit për të parashikuar atë që po vinte. Politikanët ishin të detyruar të mashtronin për të ruajtur të paprekur fabulën e suksesit të “mjeksisë falas”, ndërsa mjekët me poste shtetërore, nuk patën fuqi të përgënjeshtronin shefat e tyre për ti thënë të vërtetën publikut.

Në këtë histori-, ku dihej se e vërteta do të triumfonte, pasi në një planet kaq të hapur që debaton ditë e natë vetëm për pandeminë, asgjë nuk mund të mbahej e fshehtë-, ka dy aspekte që tërheqin vëmendjen.

Së pari, mungesat për të përballuar sulmin e Covid -19 dhe së dyti përpjekja që kjo fiasko të mbulohej me këshilla mjeksore shkencërisht të rreme.

Ndoshta, për të parën, as qeverisë, as zyrtarëve të shëndetësisë, nuk mund ti vihet faj. Sado që ata ende edhe sot nuk duan ta pranojnë dështimin, deri diku, për të, janë të justifikuar. Edhe sisteme shëndetësore shumë më të sprovuar se yni, që nga SHBA, Spanja, Lombardia dhe Franca u kapën të papërgatitur ndaj flamës që po afrohej.

Sot në Francë opozita dhe media po e masakrojnë qeverinë e presidentit Macron, për mundësinë e pakët për të testuar dhe për mugesat ulëritëse të furnizimit me maska. Por po të ndjekësh me vëmendje debatin në këtë vend, me gjithë ashpërsinë e akuzave, ai ka një qasje tjetër nga ajo që po ndodh tek ne.

Aty, autoritetet e shëndetit publik, shefat e klinikave, profesionistët që shfaqen në ekrane, e pranojnë se politikat shëndetësore i adaptuan në bazë të armëve të pamjaftueshme që patën për të shkuar në luftë. Ata e thonë hapur se testimet u bënë vetëm në rastet alarmante, pasi paisjet testuese ishin me pakicë. Ata e pranojnë se i udhëzuan qytetarët që të mos dilnin të gjithë me maska, ngaqë këto të fundit mungonin në treg.

Analiza krahasuese e BIRN/ Si po e përballojnë qeveritë ballkanike Covid -19

Pra, ndryshimi nga ajo që vazhdon të ndodhë tek ne, është fakti se në një demokraci reale, kur je i papërgatitur të jesh efikas, ke detyrimin minimal për të qenë transparent. Në këtë betejë, askush nuk e ka luksin të jetë edhe i pa armatosur, por dhe pa besim tek gjeneralët që e drejtojnë.

Eshtë njësoj si brenda një familje të varfër, pjestarët e së cilës mund ti pranojnë “babait” pamundësinë për ta përballuar fatkeqësinë, por nuk do ti falnin kurrë gënjeshtrën për rrezikun e saj.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri ku qeveria, me frikën për të mos humbur asnjërën, dështoi tek të dyja: edhe për të provuar se kemi një sistem shëndetsor të pajsur si duhet edhe për të rritur besimin se politikanët dhe shkenctarët na thonë të vërtetën, në këtë kohë të vështirë.

E nëse për të parën mund të amnistohet disi, për të dytën, që zgjodhi me bindje të na gënjejë, nuk ka asnjë justifikim.   

©Lapsi.al  



26 Comments

  1. jo daku jo. mos u be genjeshtar. mos u be tinzar me informacione gjysmake. Kunder perdorimit te maskave kane folur qarte WHO (OBSH) dhe CDC amerikane. Keto jane institucionet me serioze ne bote ne kete fushe. Tani na doli ti, nje kokcepsh shqiptar qe na dike me shume e na tregon sesi kacelari austriae paska thene qe maska ben pune

    Ik o rrot kari se njerez kompetenta per gjithcka si puna jote e kane marre ne qafe ate vend

    1. po mire ti se je kaq i nxehur ???

      jo se me pas trapi

      po me duket si nxehje pa qene i nxehur vertete ?

      ne fakt maskat dhe testimet jane minimalja

      te dyja gjera elementare

      por me e keqja eshte mos pergatitja me asnje mase,
      akoma ska testime masive (edhe sipas OBSH testime testime testime )
      akoma ska maska dh mejtet te tjera neer spitale

      te pakten ta privatizoje si sherbim se mbeti duke i bere me PPP te pakten testet duhet te ishin me PPP

      ZERO!!!
      sepse duhet me vjedh

      dhe njerezit duhet te shkojne ne te se emes

      dhe kjo vlen dhe per ty dhe per te afermit e tu o kokcepesh fugshpum

      1. E thene fare TROC – Bushati vazhdon te perhap lajme te rreme. Ne te dyja theniet e tij ka te paverteta, gjysem te verteta dhe interpretime dashakeqe e element te perhapjes se panikut ne popull.
        Padyshim qe testimi eshte i nevojshem dhe sa me shume mundesi te kesh aq me mire eshte si per ekspertet ashtu edhe per individe qe frigohen se mund te kene virusin. Por per nje vend si Shqiperia me burime te kufizuara financiar dhe te pajisjeve mjekesore e vetmja menyre eshte priorizimi i tyre dhe perdorimi i testeve me nikoqirllek, gje qe ne fakt e kane bere dhe po e bejne edhe sot te gjithe vendet e botes – eshte e pamundur dhe jo logjike qe te testohet gjithe popullata dhe cdo person qe mendon se ka simptoma – duhet te kete nje filter dhe priorizim per testimet. Mjeket dhe infermieret ne linjen e pare duhet te jene te paret dhe me pas personat qe kane simptoma te moderuara apo te renda dhe ne fashen e larte te riskut.
        Testimi eshte kryesisht i rendesishem per epidemiologjistet per te pare trendin e pergapjes se virusit dhe parashikuar numrat qe do te duhet te trajtohen ne spital e ne ICU. Per individet mesazhi duhet te jete i thjeshte e konstant – nese ke simptoma te lehta dhe mendon se ke CV19 – rri ne shtepi per te pakten 14 dite- izolohu ne dhome, larg familjareve te ngushte nese do ti rruash nga virusi. Testi thjesht tregon nese ke virusin apo jo – asgje tjeter. Mbi 80% e te infektuarve do e kalojne kete virus relativisht lehte, dhe ca me teper nese nuk ke nje semundje paraprake ky propabilitet behet pothuaj 100%. Nese simptomat perkeqesohen duhet te kerkosh ndihmen e mjekut lokal, shpesh ne telefon, dhe mjeku te te orientoje te shkosh ne spitalin e duhur apo te besh testin ne nje vend te caktuar ku duhet te pergatititesh shpesh te rrish me ore per nje test dhe e me pas te presh midis 7-10 dite per rezultatin e testit. Do te shtrohesh ne spital vetem nese ploteson kriteret e percaktuara nga ekspertet mjekesor lokal. KAQ. Besoni me sa mundeni tek profesionistet ne keto dite te veshtira
        Lidhur me maskat – sic eshte thene edhe me siper, qofte WHO qofte edhe cdo vend europian dhe USA e kane bere te qarte, maskat jo mjekesore nuk jane te nevojshme dhe nuk mund te te mbrojne ne kushtet e jetes se perditshme dhe nuk jane te rekomanduara – por nese ke mundesi perdori, qofte edhe per te pasur qetesi mendore. Me te rendesishme se maskat jo mjekesore jane masat e distancimit dhe higjenes personal. Per momentin Maskat Mjekesore jane te detyruara vetem per personeiln mjekesor ne linjen e pare te luftes ndaj CV19, pra qe jane ne kontakt te vazhdueshem me te semuret me kete virus, dhe maskat me nje perdorim perdoren gjeresisht ne spitalet ne perendim/USA por nuk jane te detyrueshme nese nuk je ne kontakt te vazhdueshem me pacientet dhe nese ndjek procedurat e distancimit social dhe higjenes se duarve/fytyres. Pra ne pavionet e tjera te spitaleve perdoret llogjika profesionale, perdor maaskat me nje perdorim nese ka risk te shtuar – keto maska shpesh perdoren me teper per tu mbrojtur nga koleget dhe mbrojtur pacientet e tjere. Edhe ne spitale – distancimi dhe higjena e duarve/fytyres jane me te rendesishem se maskat me nje perdorim- cdo mjek e di fort mire kete.
        Me e rendesishme nga te gjitha keto me siper eshte numri mjaft i vogel i fataliteteve ne Shqiperi (deri tani) qe per cdo shqiptar duhet te jete ceshtje Krenarie kombetare – cdo lloj idiotesie nga keta persona qe kane ngelur me mendesine e bunkereve politike te 1900 apo 1997 eshte jo vetem e turpshme por edhe kriminale.
        Eshte fatkeqesi qe ne keto kohe Korone Bushati ne flet edhe si ekspert mjekesor e epidemiologjie. Njerez te tille ndoshta nuk e kuptojne sesa dem keta shkaktojne tek popullata dhe njerezit vulnerabel duke perhapur te paverteta dhe frike e panik ne popullate. Ne kete aspekt Bushati, Lubonja me shok jane UNIK ne kete planetin tone.

    2. “Testimi i gënjeshtrës” e ka titulluar shkrimin e tij Bushati.
      Nëse ky testim do tju bëhej kryetarëve të shteteve, kriteri i pari i testimit do të ishte se kush prej tyre flet pa pushim gjithë ditën në televizione e në rrjetet sociale duke sharë opozitën e qytetarët, duke ju shmangur përgjigjeve për pyetjet që e nxjerrin zbuluar.
      Duke dëgjuar fjalimet e gjata të përditëshme standarte të Ramës, cilido mund tja bërë atij lehtësisht testimin e gënjeshtrave.
      E para e punës, gënjeshtra më flagrante dhe e dukëshme e tij, se është shumë i merakosur për popullin, është fakti se ai në vënd që në këtë situatë dramatike të pandemisë, të shfrytëzojë kohën për tu marë me punë konkrete si kryeministër për organizimin e aksionit qeveritar, ai kujton se pa aftësinë e tij si lider qeverie, mund ta mbulojë me llafollogji boshe, llafazanëri pa fund, epitete fyese ndaj kundërshtarëve politike e qytetarëve që e kritikojnë, e komente ordinere me gjuhë alabakësh për hallexhitjtë.
      Testimi i dytë për gënjeshtrat, është lehtësisht i dukshëm për ta verifikuar.
      Është plotësisht e vërtetë që kjo pandemi e gjeti botën të pa përgatitur, që nga OBSH (Organizata botërore e shëndetësisë).
      Por ama ore shoku njujorkez, nëse di të lexosh sëpaku anglisht, kaq gjë mund ta kesh vënë re se të gjithë qeveritë normale, po mundohen që të korigjojnë mungesën e transparencës për neglizhimin e kësaj pandemie, dhe e pranojnë se kanë gabuar.
      I vetmi që gënjen paturpësisht e nuk pranon asnjë gabim të tij, është kryeministri shqiptar.
      Po përmend vetëm disa detaje flagrante.
      A nuk ishte ai e qeveria e tij që ndëshkoi një shkollë private që me nisiativë ndërpreu grumbullimin e nxlnësve në shkollë duke kaluar në mësimin online në shtëpi për të evituar infektimin nga virusi ?
      Përse nuk ju kërkoi falje drejtuesve të kësaj shkolle kur sot në gjithë botën është ndërprerë proçesi mësimor ?
      Është pyetur Rama dhe ekipi i tij vazhdimisht nga opozita e mediat, se sa pajisje të mbrojtjes ndaj epidemisë ka shteti në dispozicion, sa shtretër të gatshëm spitalorë për terapi intensive e reaminacion kemi aktualisht e sa teste mund të bëjë në ditë tek qytetarët.
      Hajde se në fillim edhe i duhej ta fshihte realitetin për të mos përhapur panikun.
      Por tani nuk mban më ujë pilafi, e tju thuash qytetarëve se “i kemi marë të gjitha masat” kur nuk ke siguruar asnjë nga kërkesat e domosdoshme për këtë pandemi, kjo gënjeshtër mer trajtën e krimit.
      As nuk ka nevojë fare të nxjerrësh polici e ushtri e të ngujosh të gjithë shqiptarët në shtëpi me dhunë në karantinë, gjë kjo e domozdoshme.
      Frika ruan vreshtin thotë një fjalë e urtë popullore.
      Është një gënjeshtër e ndyrë e flagrante që ta akuzosh e ofendosh opotitën për “gomarllëqe” apo se “këndon si gjinkallë”, kur po detyrohesh nga që nuk gjen dot rrugëdalje tjetër , që të pranosh për të bërë ato që ka kërkuar ajo

    3. O Sufllaqexhi i mjerë po ty vetë krerët e shëndetësisë rilindase deklaronin se mezi prisnin të infektoheshin shqiptarët! O kërma mavi po e vdisni këtë POPULL urie. Mos i bëni më fresk të ÇMENDURIT të SURRELIT se do plasë më keq se në 97′ e do vriten e do digjen të njomë me të thatë, por një gjë është e sigurtë që ju me Liderin tuaj qelbësirë do hiqeni zvarrë!

  2. MERO GELBAZA &SOKOL BALLA BYTHLEPIRES DHE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    Shume ANALIZE RACIONALE ZOTI BUSHATI,YLLI MANJANI E THOT NJE FJALE SHUME TE DREJT PER ORGANIZATEN ,EDHE TE PJERDHUR EDHE KRENAR,,,ME VJEN SHUME KEQ ZOTI BUSHATI POR TANI PRISNI SULME NDAJ JUVE NGA MERO GELBAZA ,SKENDER KURVA MINXHOZI,SOKOL BALLA -Skype-CARLO BOLJA BOLINO DHE ALBAN DUDUSHI,SE I KA TREDHUR DHE MBUSHUR ME LEKA EDI RAMA KETA ZAGAR TE TREDHUR

    1. Te lutem, mos e perziej Minxhozin me ata te tjeret. Minxhozi eshte person me integritet dhe nuk duhet sulmuar sepse nuk eshte me PD.

  3. Ando ktu dole huq.
    Rendshem
    Per masken ska ngel
    mjek te opinioni pernate pa thene mos e perdorni kur skeni simptoma
    Tani papritur ti thua qe kjo qenka genjeshter?
    Ok ok. Te mbafte e jotja.

  4. DANIEL IK HAJE SUFLLAQEN DHE PASTAJ IK BERJA TESTIN ME LLAP MOS ESHTE BERE KAPS ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU,DHE PASTAJ IK FUTJA NJE PUTHE LAL ERIT DHE MERO GELBEZES

  5. Nuk po kuptoni o militante te kryemadhtruesit perse prdoren maskat . Ka shume persona te cilet Jan te infektuar por nuk kan simptona , kur nuk behen testime ne mase si do e kuptojme se cili eshte i infektuar e cili jo . Prandaje per tu mbrojtur nga infektimi duhet te pajisemi te gjithe me maska . Ne France, Spanje , Gjermani , Itali e vende te tjera te europes nuk te lejojne PA maska ne supermarketeve , nuk ka farmaciste PA maske , nuk ka dhites PA maske , nuk mjeke pa maske . Ju militante te semure te kesaje qeverie mashtruese mashtroni si kryemashtruesi Rama se per kete paguheni tju bije turp

  6. Ne amerike nuk sheh asnje me maske. Madje tallen po te pane me maske. Vetem aziatiket verdhacuke mbajne maska se andej ka shume smog.

  7. MERO GELBAZA THOT SE ISHTE FREDI ALIZOTI DHE JO EDI RAMA I ARRESTUAR NE ITALI thotë:

    KUR TE DEL EDI RAMA DHE TE THOTE SE ISHTE FREDI ALIZOTI DHE JO EDI RAMA I ARRESTUAR NE ITALI HAHA HAHA

  8. Kurre ne jeten e vet ky palla km nuk ka fol te verteta, ky mashtron ne gjum jo me gjat dites, me maskara njeri nuk ka pare bota me?ky esht krye mashtruesi me i madh qe ka pare rruzulli boterore.???

  9. Mbajtja e maskes nuk e mbron personin qe e mban prandaj eshte cilesuar fillimisht si e kote. Por mbajtja e maskes nuk lejon shperndarjen e virusit nga personat e infektuar qe mund te mos e dine se jane te tille (periudha e inkubacionit eshte dy jave) e ne kete gjendje, po te mbanin te gjithe maske, do ndalohej perhapja. Sa per mjeket, eahte e vertete qe kane frike te flasin dhe kete e kam te provuar nga nje mjek me te cilin kam lidhje familjare qe me ka shpjeguar disa gjera ne menyre krejt indirekte. Se sa kontradiktore jane qendrimet e Surelsit, mund te kuptohet lehte. Akuzohen njerez per perhapje paniku, nderkohe qe vete Surelsi nuk del nga vila e betonuar dhe shperndan video me kufoma. Pra Surelsi eshte i vetmi qe ka monopolin e perhapjes se panikut ne kete vend dhe dozen e panikut e cakton ai vete.

  10. Bushat nuk besoj qe kete shkrim e ka bere Shkullaku .
    Normal qe duhen maska dhe testime,por NUK ja vlen qe te besh nje shkrim Shkullak qe te lash sumen me sapun .
    Shkrimi nuk eshte ne nivelin tend Bushat.
    Edhe Kurti yt kishte pyetur Shkullakun per kete ceshtje kombetare.

  11. O Bushat!Smira dhe urrejtja jote per Ramen te ka kthyer ne nje nivel amatoresk dhe ne nje llogjike te nje niveli aq te ulet sa edhe komentuesi me pseudonimin “Ari”ndjehet i ofenduar.Per maskat eshte vete OBSH-ja qe ne fillim tha nuk duhen dhe tani eshte akoma ne diskutime se duhen apo nuk duhen,pasi ky virus mor Bushat eshte i panjohur dhe si i tille askush nuk jep receta fikse dhe sa per ate qe ti e quan te deshtuar qeverine ne luften kundra covid-19 je shume dashakeq,pasi Shqiperine po e marrin si shembull edhe vende te tjera te Europes te cilat po ndjekin rrugen e Shqiperise ne perballjen e epidemise dhe kjo qeveri mund te kete shume te keqija por ne perballimin e kesaj pandemie meriton noten 10…

  12. Ty Bushat nuk arrij te te kuptoj dhe kam shume dyshime qe nen rrogoz punon per interes te Rames se nuk spjegohet ndryshe ky artikull i joti,pasi me kete shkrim ja rrit shume fare vleren Rames dhe qeverise,pasi te gjithe argumentat e tua jane te gabuara dhe jane argumenta per njerez me IQ nen 0!

  13. Une jetoj ne Greqi dhe edhe ketu qeveria nuk ben teste ne mase por rekomandon qendrimin ne shtepi edhe kur ke shenja te covid-19 dhe vetem kur je ne gjendje te renduar atehere shkon per vizite dhe testohesh,gjithashtu edhe ketu ne Greqi jane kundra testimeve ne spitale private pasi nuk jane te sigurte ne rezultatet reale te testimeve,gjithashtu edhe per maskat edhe ketu ne fillim u tha nuk perdoren nga te gjithe vetem nga te prekurit,kurse sa i perket masave ju siguroj qe Rama eshte dy hapa para te tjereve dhe bravo i qofte,pasi ato masa qe ai i mori para nje muaji ketu ne Greqi tani kane filluar ti marrin.

  14. O i paemer i ores 12 e 15 edhe une jetoje ne greqi che nuk eshte e vertet si thua ti . Ne greqi behen te gjitha testimet ne rastet e dyshuara si dhe rastet e kontaktuara . Qenke mashtrues ordiner si duket ke mar shembull nga kryemashtruesi Rama

    1. Ku jeton ti ne Greqi qe u bekan testet per gjithe rastet e dyshuara,pasi ne Krete qe jetoj une po pate shenja te lehta te thone te komunikosh ne telefon me doktorin e familjes(TOMY) dhe te ndjekesh keshillat e tij dhe po u perkeqsua gjendja atehere i drejtohesh nr. te urgjences dhe dergohesh ne spital per tu testuar,keshtuqe mashtrues ordiner je ti dhe jo une….

      1. Kot haheni me njeri tjetrin se a bëhen apo jo në Greqi teste.
        Në Shqipëri bëhen 781 teste për një milion banorë kurse në Greqi bëhen mbi 2000 teste për një milion. Kurse ka shtete ku bëhen deri në 16 deri 30 mijë teste për një milion banorë

  15. E gjithë bota tani po pret masën e radhës që do të mari babai i kombit shqiptar i gjithdituri kryeministër në luftën kundër virusit. Vendet e prekura nga virusi shpresojnë që dhe atje të dërgohen mjekë nga Shqipëria si në Itali.

  16. Nëse doni të dini me transparencë se si është gjendja e pandemisë në gjithë botën e të ballafaqoheni me gënjeshtrat e Ramës, mjafton të hapni në google linkun e Worldmeter për coronavirus , ku sot për herë të parë tabelës së plotë me të dhënat e përhapjes së tij, viktimave e të shëruarve në të gjitha shtetet e botës, i është shtuar edhe informacioni për numurin e testimeve.
    Ramaën e dëgjova të gënjente dje paturpësisht se edhe SHBA nuk ka bërë më shumë teste sa Shqipëria.
    .
    Në ndarjen e fundit të tabelës, keni të pasqyruar numurin e testeve të bëra në çdo vend, për një milion banorë.
    Shqipëria e vogël ka bërë rreth 700 teste për një milion banorë kur SHBA një vend me 370 milion banorë ka bërë mbi 4 mijë teste për një milion banorë.
    Ngaqë edhe raportimet për testet nuk janë bërë transparente plotësisht në Shqipëri, se ku janë bërë e sa është numuri i dubluar i testeve, edhe numuri i publikuar është i dyshimtë.
    Ndërkaq rredh 50 shtete afrikane, aziatike e latinno amerikane, nuk kanë fare të dhëna për testime, kur në vende të Europës ka edhe 16 mijë teste për një milion banorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *