• |
ide | kryesore

Apeli fisnik i Tevez: “Ne mund të rrimë një vit pa fituar, dua të ndihmoj të varfërit”

F1, Sport



Emergjenca koronavirus ka mbërritur edhe në Argjentinë, ku mes personave në karantinë është edhe Carlos Tevez, sulmuesi i Boca Juniors. Nga festa e majit për titullin kampion në Argjentinë, tek trishtimi i këtyre ditëve, Apache ka rrëfyer gjithcka për Olè: “Vajza ime mbushi 15 vjec dhe e kaluam ditëlindjen së bashku – ka rrëfyer Tevez – kishim organizuar një festë, por e shtymë për një kohë të pacaktuar. Tani duhet të përqendrohemi tek tjetër gjë, tek prindërit tanë e tek gjyshërit tanë. Ky virus është një makth, frikësohem më shumë për ata se për fëmijët e mi. Nuk dihet nga të vjen e si mund të godasë. Dimë vetëm se vret e se kush vuan, vdes vetëm, pa mundur ti qendrosh pranë apo përqafosh”.

Tevez është njohur gjithnjë si kampioni i popullit dhe flet akoma si i tillë, kur argumenti mbërrin tek shkurtimi i pagave të lojtarëve: “Ne lojtarët mund të rrimë edhe një vit pa fituar asgjë – ka thënë ai – e nuk jemi nga ata që dalin nga shtëpia në 6 të mëngjesit e kthehen në 7 të mbrëmjes vetëm që të mbajnë familjen. Do isha i lumtur të ndihmoj e vihem në dispozicion, sepse Shteti është, por duhet të jemi edhe ne. Kjo situatë na ka kujtuar se jemi të gjithë njësoj”. Mendimi i tij shkon pastaj tek ata që kanë më pak armë për të luftuar virusin, tek të varfërit: “Jam me ata që rrezikojnë më shumë. E di ku jetojnë, jam rritur aty edhe unë. Është e rëndësishme të qendrojmë bashkë e të pëqrpiqemi të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *