• |
ide | kryesore

“Arratiset” nga Mynihu, fluturon mbi barrierat rrugore: përfundon keq aventura e Boateng

Sport



Një aventurë e kërkuar, por e përfunduar keq, nga mbrojtësi i Bayern Mynih Jerome Boateng. Klubi ka vendosur të gjobisë Boateng, për faktin se të martën është larguar pa leje nga Mynihu, duke thyer rregullat e klubit në lidhje me emergjencën koronavirus, të vendosura sipas dispozitave të qeverisë gjermane. Shoqëria bavareze ka bërë të ditur se shuma e gjobës do të shkojë për spitalet e qytetit.

Nuk ka qenë vetëm kaq në fakt, sepse Boateng ka qenë viktimë edhe e një aksidenti të frikshëm rrugor, në drejtimin e BMË-së së tij: mbrojtësi ka humbur kontrollin e makinës në autostradë, duke u përplasur dhunshëm me barrirën anësore, fatmirësisht pa pasoja për jetën e mbrojtësit. Vetëm një frikë e madhe e një dëm i rëndë makinës, që kap shifrën e 25 mijë eurove.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *