• |
ide | kryesore

E paralajmëroi Bakaj, tani edhe në Bjellorusia tifozët kanë frikë: “Stop kampionatit”

Sport



Bjellorusia është vendi i vetëm europian ku luhet ende futboll në emergjencë të plotë të koronavirus, një vendim fryt i mendimit të presidentit të vendit Lukashenko që prej javësh minimizon gjendjen e rëndë të pandemisë. Numri i të infektuarve (163), megjithatë ka rritur frikën mes tifozëve. Mbështetësit e Neman Hrodna e të Shakhtyor Saligorsk (ish-skuadra e Elis Bakaj, sulmuesit shqiptar që luan në Bjellorusi) kanë kërkuar të ndalojë kampionati e kanë deklaruar se do të reshtin së shkuari në stadium, duke i bërë thirrje edhe tifozëve të skuadrave të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sindikata ndërkombëtare e lojtarëve, FIFPro, pranon se lojtarët në Bjellorusi kanë shprehur shqetësimin e tyre për të luajtur një një situatë delikate emergjence. Pak ditë më parë, Elis Bakaj, ka treguar përjetimin e tij në kohët e pazakonta të një pandemie që gjunjëzoi futbollin, duke shprehur pikërisht këtë shqetësim: “Për sa kohë na kërkojnë të luajmë do të vazhdojmë ta bëjmë” thotë sulmuesi, që megjithatë një lloj shqetësimi për këtë vendim të qeverisë atje, e ndjen: “Më shqetëson. Normalisht nuk është se jam i lumtur – thotë sulmuesi – Rreziku ekziston në cdo moment që të infektohesh vetë, por edhe të tjerët. Por unë jam profesionist, kam një kontratë me Dinamo Brest kështu që nuk mund të bëj asgjë. Jam i detyruar të shkoj në stërvuitje, jam i detyruar të luaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *