• |
ide | kryesore

Falsifikonin viza për në SHBA, SPAK publikon emrat e grupit kriminal

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka mbyllur hetimet për arrestimet e operacionit “Rruga e gabuar”, që përfshin 17 anëtarë të grupit kriminal qe trafikonin qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë me viza false.

SPAK publikoi emrat e 17 personave në dosje, të cilët janë Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj.

Personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.



5 Comments

  1. OU,OU UNE KUJTOVA SE PO FALSIFIKONIN DOKUMENTA TENDERI PER NDONJE RRUGE
    UNAZE TE RE APO TE VJETER. NUK THANE AS SA VJEC ISHIN A I KISHIN KALUAR
    26 VJEC DHE A PUNONIN NE NDONJE SPITAL SI RECEPSIONIST.

  2. Grupi kriminal qe 50%te te ardhurave i kalonin Klanit te familjes berisha,ky grup shpellkaresh me jamarberin e salihut kane ndertuar pallate neper tirone,nje peme financiare e salihut dhe pd se tij mori fund

  3. tani ja hodhem bythes ,spak filloje te luftoje fort korrupsionin ,krimin kjo eshte drejtesia e re jo ajo qe duhet te merret me ministrat ,me drogen apo korrupsionin .korrupsioni luftohet te fshataret qe shesin lakra e sallata kontrabande .e moren vesh fytreqeni soreca ndrageta apo lekureverdha e rruges elbasanit ,pse nuk e pershendesin spak .

  4. Boo , po bravo i qofte SPAKU-T, kto jane kriminelet qe e kane marre ne qafe Shqiperine se ju kane dhene mundesine atyre qe kane pasur para te ikin jashte ne ato vende ku si lejon njeri te ikin legalisht.
    Bravo SPAKU , kta duhen kapur dhe meritojne denimin me te rende, me varje biles.
    Kapni edhe ndonje qe ju vulos pasaportat kur ju kalon tre mujori , apo qe lejon ndonje shqiptar te debuar te shkoje prap ne europe e te punoje.
    Bravo SPAKU , kapni edhe ndonje shqiptar qe don te kaloje me dokumente false ne Angli dhe denimin me te rende per te.
    Bravo SPAKU , kapni edhe ndonje qe mund te nderroje ndonje germe ne certifikate ndonjerit ne greqi , se ata jane ajka e korrupsionit.
    BRAVO se gjithe njerezia kte ka pritur nga i FAMSHMI spak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *