• |
ide | kryesore

Flet Prince Charles pasi doli nga vetë-karantinimi

Paparazzi, Slider



Princi Charles ndau një mesazh të përzemërt pasi doli nga vetë-izolimi të hënën, pas diagnozës së tij me COVID-19.
Të martën, Clarence House ndau një video të Princit të Uellsit i cili fliste për rimëkëmbjen e tij dhe se si pandemia e koronavirusit po prek të moshuarit.

“Pasi kam kaluar kohët e fundit në procesin e infektimit me këtë koronavirus, për fat të mirë me simptoma relativisht të buta, tani gjendem në anën tjetër të sëmundjes, por akoma jo më pak në gjendje distance sociale dhe izolim të përgjithshëm se më parë”, thotë Charles në pamjet e fundit.
“Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”, thotë më tej ai.
Charles, 71 vjeç, vijon më pas të thotë se ai dhe gruaja e tij, Dukesha e Cornwall, po mendojnë për ata që kanë humbur të dashurit ose të dashurit e të cilëve aktualisht janë të sëmurë nga virusi.
“Zemrat tona u drejtohen të gjithë atyre njerëzve të moshuar në të gjithë vendin, të cilët tani po përjetojnë vështirësi të mëdha”, thekson ai.

Trashëgimtari i ardhshëm i fronit, foli gjithashtu me respekt ndaj mjekëve që janë në vijën e frontit që punojnë në spitale dhe shtëpi kujdesi për anëtarët e popullatës së moshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *