• |
ide | kryesore

“Futbolli pas virusit do të jetë ndryshe”: presidenti i Fifa-s Infantino i prekur nga vuajtjet e Italisë

Sport



Në një mesazh të dhënë përmes agjensisë së lajmeve Ansa, presidenti i Fifa-s, Gianni Infantino, shpreh ndjenjat e tij në ditët e emergjencës së koronavirus: “Zemra ime italiane është në lot nga imazhet e vuajtjes së tmerrshme që përshkruan zia që po godet familjet e vendit tonë. Italia do tia dalë sepse në momentet më të vështira di të japë më të mirën. Unë jam me të gjithë ju, miqët e mi të dashur. Duhet të mendojmë ti sjellim lehtësim atyre që vuajnë, duhet të ndjekim rregullat. Futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejt ndryshe, më social e solidar”.

Një mesazh shprese e afërsie me Italinë, ai i dhënë nga numri 1 i futbollit botëror. “Do të kthehet koha e futbollit e kur të kthehet do të festojmë së bashku daljen nga një makth. Sot – vazhdoi Infantino në mesazhin e tij – duhet të ndjekim rregullat që kanë vendosur autoritetet shkencore për të frenuar e mundur këtë virus të mallkuar. I jam pranë heronjve modernë që janë infermierët e mjekët. Përgëzoj ata që kanë bërë gjeste solidariteti për të blerë maska e ventilatorë”.

“Një leksion – vazhdoi Infantino – unë i pari e ju bashkë me mua duhet ta keni kuptuar: futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejtësisht ndryshe, përfshirës, më social e solidar, i lidhur me territorin e në të njëjtën kohë më global e më mikpritës. Do të ketë një gjë të përbashkët: gëzimin për golin e përqafimin për të treguar këtë emocion. Do të jemi më të mirë, më njerëzor e më të kujdesshëm për vlerat e vërteta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *