• |
ide | kryesore

Inter kundërsulmon: për Lautaron i kërkon Barcelonës “të pashitshmin” Arthur

Sport



Vidal? Jo faleminderit, më mirë Arthur! Ky është mendimi në shtëpinë e Inter përballë insistimit të Barcelonës për Lautaro Martinez. Nëse blaugranat duan argjentinasin në tavolinë duhet të vendosin ose gjithë shumën e klauzolës (111 milionë euro) ose propozimin e lojtarëve të duhur për këmbim: Vidal pëlqehet, kjo është e sigurtë, por për cështje moshe nuk merret në konsideratë për shkëmbim. Cështja është e hapur për mesfushorin brazilian, 23 vjec, në skadencë të kontratës në 2024, vlerësimi jo më pak se 70 milionë euro. Për më tepër, klasi e vizioni i lojës e kanë bërë Arthur të jetë pasuesi i një legjende si Xavi, që në moshë të re.

Dëmtimet muskulare e kanë penguar këtë vit, por për vlerën e tij nuk ka dyshime. Nuk ka as Antonio Conte, por fatkeqësisht nuk i ka as Barcelona, që e konsideron të paprekshëm. Për këtë arsye, bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, presidenti Bartomeu ka vënë veton mbi shitjen e tij. Por nëse objektivi për zëvendësuesin e Luis Saurez është Lautaro, për të mos paguar shumën e klauzolës (gjë aspak e lehtë në këto kohë edhe për një klubi si Barcellona) një kompromis me Inter mund të bëhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *