• |
ide | kryesore

Ish-ambasadori amerikan në Serbi i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë. Michael Polt deklaroi se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serinë.

Përmes një postimi në Twitter, Polt, duke e shpërndarë një artikull të “The New York Times” me titull “SHBA-ja kundërshton ‘barrierat e reja’ ndaj mallrave serbe”, ka kritikuar presionin që Amerika po i bën Kosovës në këtë rast.

“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serbinë. Presioni i SHBA-së ndaj Kosovës në këtë rast është i gabuar”, shkruan Polt, i cili ka qenë ambasador edhe i konfederatës Serbi-Mali i Zi, raporton KOHA.

Qeveria e Kosovës, në një vendim të ditës së djeshme, tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, por do të nis së zbatuari parimi i reciprocitetit me shtetin serb.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Administrata e Trumpit, përmes ambasadës së saj në Kosovë, duke e kundërshtuar vendimin si të tillë.

Shtetet e BE-së dhe Britania e Madhe, e kanë mbështetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Ato kanë kërkuar që tashmë të nis dialogu mes dy vendeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *