• |
ide | kryesore

Këta janë vipat që shitën veshje për të luftuar Coronavirus

Paparazzi, Slider



Përgjatë javëve të fundit, firma më të mëdha në modë kanë dhuruar miliona dollarë në luftën kundër Covid-19, ndërsa të tjerë kanë gjetur mënyra origjinale për të dhënë kontributin e tyre. Disa marka do të dhurojnë një pjesë të fitimit, disa të tjera po prodhojnë maska dhe kostume mbrojtëse për mjekët. Reagimi i industrisë së modës ka qenë vërtet ekzemplar.
Iniciativa e fundit u ndërmor nga Vestiaire Collective, që organizoi një shitje për bamirësi me veshje, çanta, këpucë dhe aksesorë që i përkasin emrave të njohur si Rachel Weisz, Thandie Newton, Claire Waight Keller, Bella Freud dhe Charlotte Tilbury. Gjithë të ardhurat dhe komisioni i Vestiaire Collective do t’i dhurohen organizatave që po punojnë në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit si Organizata Botërore e Shëndetit, France/Paris Hospitals Foundations dhe La Paz Hospital në Madrid. “Në 30 vite karrierë, s’kam qenë kurrë pjesë e diçkaje të tillë,” tha Anna dello Russo, kryeredaktorja e Vogue Japan, e cila po shet veshje nga garderoba e saj për të ndihmuar Italian Lombardia Region Fund. “Sot, pandemia na transformoi në një audiencë militante. Ndjej se duhet të bëj çfarë kam mundësi për të ndihmuar njerëzit që po e luftojnë këtë virus.”

Nëse jeni në kërkim të një xhakete nga Kate Moss, me keqardhje ju njoftojmë se është shitur. Por mund të gjeni perla të tjera si atlete Balenciaga dhe çanta Celine dhe mund të blini pa u ndjerë në faj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *