• |
ide | kryesore

Kivanç Tatlitug në spital, kishte simptoma të Covid-19

Paparazzi, Slider



Kivanç Tatlitug, është shqetësuar shumë kur i janë shfaqur disa simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë izolimit.
Ai ka treguar në një deklaratë për fansat se ka qenë i karantinuar me bashkëshorten e tij në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz për shkak të koronavirusit.

Disa ditë pas izolimit aktori nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital, ku dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi. Kivanç kishte kollë dhe temperaturë të lartë që i vinin nga një pneumoni në zonën e mushkërive.
“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”, shkroi aktori në postimin e parë.
Në një postim tjetër të dytë, aktori ka njoftuar fansat se përgjigja e testit i ka dalë negative.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”, shkruan Tatlitug.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *