• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

Lajme, Të fundit



Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtutjeshëm në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuric, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, është rritur në dy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *