• |
ide | kryesore

Lejohet puna në kantieret e ndërtimit në disa qytete

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se do të lejohet hapja e kantiereve të ndërtimit në disa qytete.

“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.

Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët.

Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. Durim dhe besim, si një trup i vetëm” – shkruan Rama ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Si urdheron Komandant!
    Rajaja ne balle te luftes te shkoje per dhjame qeni.
    Komandanti ne Facebook si kokerr legeni!

  2. Normale. Se mban dot presionin e ndertuesve ti. Po bizneset e tjera ku ndryshojne, nese ruajne distancen, marrin te gjitha masat mbrojtese!!!

  3. Nje shou gjigand per te dhjamosur te dhjamurit dhe per skamnuar te skamnuarit. Tu japin punen

    me pikatore, tu japin driten e ajrin me pikatore, tu japin ushqimin me gramatore, tu japin lirine me

    gramatore se gjoja jane te shqetesuar per shendetin e popullit. Si mund te jene te shqetesuar ata

    qe e vjedhin per dite, qe ua kufizojne lirite cdo dite,qe e varferojne e mjerojne cdo dite, qe ua

    vrasin shpresat dhe endrrat cdo dite. Kjo behet per te larguar vemendjen nga polarizimi i

    tejskajshem ku te pasurit behen perhere e me te pasur dhe te varferit gjithenje e me te varfer,

    ku 5 perqind e botes zoteron 95 perqind te pasurise, Kurse ne shqiperi polarizimi merr edhe

    trajta kriminale ku parazitet pushtetare, ata qe kurr s’u ka thene puna e mbare,qe s’e kane

    djeresitur ballin dhe qe se kane vrare mendjen per te bere ndonje pune te dobishme ne jeten

    e tyre, kane cdo gje, jetojne si feudale me taksat e popullit, ua rrjepin lekuren me taksa i futin ne burg,

    u marrin pasurite natyrore qe duhej te ishin nje mire publike, e me keto pasuri e taksa te vjedhura

    i blejne edhe voten. Armiqte e vertete jane keta se keta kane plane per te sunduar per jete ndersa

    virusi eshte fenomen i natyres qe ka kulmet e veta si gjithe virozat por me ardhjen e temperaturave

    te ngrohta rrezikshmeria e tije bie.

    Sa per krahasim se kush eshtre me i rrezikshem keta apo koronavirusi:
    -Per muajin Mars ka patur 15 viktima nga korona virusi( e bashkeshoqeruar me semundje te tjera
    dhe me moshe mesatare te madhe)
    -Vetem vetvrasjet kane nje mesatare vjetore 200 persona ose 16 persona ne muaj dhe moshe
    mesatare nen 40 vjec dhe kryesisht te shendoshe nga ana mjeksore. Keta vetvriten se shohin
    pamundesine per jeten dhe shpresen e vrare dhe jane pikerisht keta qe “shqetesohen” kaq
    shume per shendetin e popullit ua kane vrare keto shpresa duke i shture drejt vetvrasjes.

  4. Po cne mo. Ne jemi vendi i pare ne Europe per nivelin e varferise korrupsion krim e trafiqe.
    Megjithate vdesim ne kembe vetem te leme partine te forta ne duar te celikte si rama ruci tao tao hamutaj
    Xhacka Spiropipa …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *