• |
ide | kryesore

Meta reagon për shqiptarët e bllokuar në pikat kufitare me Greqinë e Malin e Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së dhjetëra qytetarëve shqiptarë të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Nëpërmjet Facebook Meta kërkon zgjidhje të shpejtë dhe thekson se autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme.

Sipas Presidentit, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë.

“Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi. Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë. 

Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme. 

Në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë. 

U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme. ??”, shkruan Kreu i Shtetit.



3 Comments

  1. Ja dhe ky qe I qan shpirti per keto Koke Palaret,te gjithe do hyjne ne shqiperi por sipas standartit te covid19,te gjithe ne karantine 14 ditore se po te semuren te tjere prape do dale ky kok loqja dhe ai kllouni basha te thone qe ju qeveria nuk moret masa

  2. E miu i haleve te salihut nuk te paska zene gjumi o lakuriq paske ngrene shume supe mbreme o kelyshi i kopilet serb salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *