• |
ide | kryesore

Operacioni “Vol-Vo 4”, arrestohet ish-shoferi i Arben Çukos

Lajme, Të fundit



Policia e Shteti njoftoi arrestimin e shtetasit Qerim Musha. Raportohet se bëhet fjale për ish-shoferin e ish-kreut të Burgjeve, Arben Çuko. Ky person ishte shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Kujtojmë se Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” më 18 tetor të vitit të kaluar nen të njëjtën akuzë. Ai u lirua bashke me Arben Ndoken më 15 nëntor 2018, pasi gjykata vendosi të ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Ai u arrestua pas përgjimeve të grupit “Avdylaj”, ku doli edhe emri i tij. Çuko u akuzua se, në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve, ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3 000 euro, dhe se ishte  përfshirë në biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *