• |
ide | kryesore

PD denoncon tenderin në mes të situatës emergjente, si po tenton Veliaj të betonizojë zonën pranë Gardës së Republikës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Teksa i gjithë vendi ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19, Bashkia Tiranë ka hapur një tender të asaj që Partia Demokratike e cilëson si “betonizimi i madh i parkut të liqenit’. Zëdhënësja e selisë blu ka denoncuar, sipas saj këtë aferë të radhës të Erion Veliajt,  për zonën që është pranë Gardës së Republikës.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës. 

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar !

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.



6 Comments

  1. Cfare me mbeti ne mendje nga kjo vidoe ‘denoncuese’ e PDs.

    ” Krim mjedisor dhe grabitje e prones publike’ .
    ” Betonizimi i liqenit artificial”..
    ” Bashkia ka filluar punen per ndertimin e infrastruktures per ndertimin e kullave…”
    ” Zona e gardes se republikes nuk do ti rikthehet parkut por do ti jepet oligarkeve”
    ” E kane transferuar biblioteken kombetare tek liqeni qe tek vendi ku eshte biblioteka te ndertohet kulle bile dhe aty tek liqeni ku do transferohet edhe aty te jepet kulle…. ”
    ” Projekti parashikon kulla mbi 9 kateshe tek toka e gardes se republikes …. ‘

    Deri tani i vetmi dokument zyrtar qe keni esthe ajo fotokopja qe thote se ‘BASHKIA TIRANE KA HAPUR TENDER PER ‘ HARTIM I PLANIT TE DETAJUAR VENDOR PER NJESINE…. ”’
    Pra plani vendor nuk eshte bere akoma .
    Degjova shume fjale por nuk pashe dokumente .
    Per nje gje jam e sigurte , pretendimin se ‘bashkia ka filluar punen per ndertimin e infrastruktures se kullave’ , nuk eshte i vertete se aty kaloj cdo dite dhe asgje nuk ka ndryshuar ne ate zone qe prej 4 vitesh.

    Uroj qe keta te PDs te kene te drejte. por perderisa nuk shoh asnje dokument me sy ..nuk ju besoj.

    1. garda ka ik prej kohesh prej aty. parkoj makinen tek fusha e gardes

      kjo eshte qarte po propaganda ben te veten

  2. Ky,pederasi i Bashkise,eshte hajdut i pafytye fare !Ky mashtrues i pacipe,me media te kapur pasbythe ben sikur punon sikur shperndan ndihma etc..!Ky eshte me i neveritshem se edvin rama!Si nxenes i tij,per karrikature e palaço ja fut rames ?!Ndersa si hajdut ka te njejten fytyre e te njejtin nivel,vjedhin papushim,ne çdo kohe,ku ka fatkeqesi per ta !?

  3. Kurse une i besoj premtimit te plerit te vogel te partise. Ne Tirane nuk do kete me ndertime dhe koha e konstruksioneve pa kriter ka perfunduar. Dhe ne fakt ne Tirane shoh cdo dite “vetem” 300-400 kantiere ndertimi. Me siguri fajin e ka PD qe nuk ka nxjerre dokumentat e secilit ndertim.

  4. ju mbifte betoni ne tru e ne bark oligarkeve Zamir Mane me shoke, Frangaj, Fusha e horrae si Veliaj Berish, Rama Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *