• |
ide | kryesore

PD: Edi Rama mbron oligarkët e 120 milionë eurove dhe nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Opozita ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Përmes një deklarate për mediat, PD thotë se Edi Rama mbron oligarkët e 120 milionë eurove dhe nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve. Reagimi i PD lidhet me vendimin e Ramës për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarësit e bizneseve të mbyllura.

DEKLARATE E PLOTE


Në këtë kohë pandemie, ku çdo qytetar është në betejë për të mposhtur virusin dhe për t’ia dalë pa dëme në jetë njerëzish, fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët.

Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët.

Ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.

Njeriu që nuk pranon të anullojë kontratat koncesionare ku palë është qeveria, por shpall anullimin e kontratave ku palë janë subjekte private, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur paratë e vjedhura, Edi Rama ka braktisur qytetarët dhe bizneset dhe tani po mundohet që t’i përplasë ata me njëri-tjetrin.

Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to. Mospagesat e qirasë do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve.

Një qeveri e përgjegjshme nuk do t’i hidhte shqiptarët kundër njëri tjetrit, në këto ditë të vështira. Një qeveri që mendon për të gjithë qytetarët, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit, një kryeministër që angazhohet në betejë për të mbrojtur popullin e tij nuk përpiqet të krijojë ndasi.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave. Likuiditeti i parave do të përdorej për të paguar një qira që mund të rinegociohej mes palëve.

Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të ndërhyjë duke siguruar pagesën e 50% të qirasë për bizneset e mbyllura, siç po ndodh në Kosovë. Do të siguronte ndihmë ekonomike duke paguar një pjesë të rrogës së këtyre punonjësve siç bën Kosova.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të heqë dorë nga vjelja e qirave shtetërore ndaj bizneseve. Duke i dhënë atyre mundësi që me ato para të paguajnë punëtorët e tyre.

Por për fat të keq, shqiptarët janë sot të vetëm në këtë betejë. Kryeministri nuk mendon për ta, dhe për vështirësitë ekonomike që po prekin çdo ditë e më shumë familjet e shqiptarëve.

Në buxhetin e shtetit janë sot 120 mln euro të destinuara për projektet korruptive të PPP-ve, janë mbi 50 mln euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm.

Edi Rama nuk pranon që të heqë dorë nga këto kontrata, së paku për një afat një vjeçar. Kryeministri nuk pranon që të sakrifikojë aferën e 120 mln eurove nga buxheti i shqiptarëve.

Mes shqiptarëve dhe oligarkëve Edi Rama ka zgjedhur këta të fundit, edhe në kushtet e tmerrshme në të cilën ndodhet vendi sot.

Prandaj ka vendosur ti hedhë kundër njëri tjetrit shqiptarët, që t’i shtyjë ata në një konflikt social dhe të shmangë përgjegjësinë e tij dhe detyrimin e tij ligjor për t’iu përgjigjur me fonde, detyrimeve për qeverinë që i përcakton qartë Ligji i Emergjencave.

Sepse Edi Rama e ka për detyrim ligjor në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Fatkeqësinë Natyrore që të dëmshpërblejë çdo humbje të qytetarëve dhe bizneseve. Kjo nuk është në dëshirën e tij, ky është detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë.

8 Comments

  1. Gerr – Verr, Geeer – Veeerr,
    Gam , Gam , Ham , Ham ,
    GamGamGamGam
    Haaaaaaammmm

    Si goret cdo dite ne nje brime i bien fyellit.
    E kuptojne se Rama cdo dite fiton pike , kurse keta mbeten rrugeve si zagaret.

  2. PO PER TE PAPUNET ZONJA PD PSE NUK E NGRE ZERIN. JENI MONSTRA

    SI JU SI PS, GJAKPIRESE TE PA MESHIRA SE HERE JU JEPET MUNDESIA TE

    KALERONI PUSHTETIN,

  3. Kjo VKM eshte antiligjore . Por tek ne antiligji eshte partner me pushtetin.
    OPOZITA me te drejt flet por ish deputeti i saj Astrit Veliaj ka nje muaj qe nuk u jep qiran pronarve te godines se “Ufo” (Caplini)…! Mos valle keta “demokrate” alla Astrit u dhimsen pronaret tani qe del VKM e kuqe ? Ata ferkojne duart.
    TURP !

  4. Kerkoni qe sorristet te shpallen non grata.apo ashtu si edvin droga e erion shitesi i fiqeve edhe luli eshte pengu i plakut qelbanik me uturak sorros.shqiptaret e kuptojne qe luli nuk ka per te ardhur ndonjehere ne pushtet po nuk deshi sorra,edhe pse eshte 1mije here me i mire se psikopati .thote nje fjale e urte: gjithcka mund te blesh,vetem te kaluaren jo. E ky e te tjeret me larte Jane pengu i kelyshit sorros..

  5. ca jane keto vendime o edi legeni

    njerezve jei leke per te shpenuzar, jepi leke per te paguar qerate
    pra furnizo njerezit me leke qe te vazhdoje ekonomia

    ti i ul neninimo edhe njerezit se ane pa pune edhe pronaret e ambieneteve edhe bizneset e vogla te gjithe shtresat me vulnerabel i le ne pike te hallit dhe i ve kunder njeri tjetrit

    o edi jemi duke pagu nga 100 milion euro ne vit per ineneratoret qe nuk ekzistojne o plehere

    apo ato leke i fut ne xhep vete o hajdut

    aq mjaftojne qe te paguhen per nje vit paga dhe qera o pehre o legen burre

    masat e tua jane vdisni o shqiptare

    zero testime per virus, zero masa per mjeket infermieret spitalet, zero blerje per mjete e pajsije per kete epidemi

    Zero ndihme per ekonomine

    futi ne sherr eme njeri tjetrin

    blloko te gjitha

    me nji fjale nona tu qihet shiptareve ti ne surrel mire je

    legen burre

    je fiks plehre

  6. O pd = shpellkare po ku jane keta 3 milion shqiptare qe do perplasen sipas jush,se po habitni dhe ata qe kane vdekur ne bote,shko meruni me deputetin biznesmen ate labin agron qe nuk ka paguar prej nje muaji parate

  7. Kjo eshte puna qe duhet te beje vertete opozita dhe te mos merret me gjera dytesore pa interes publik si puna e maskave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu