• |
ide | kryesore

PD thirrje Ramës: Sakrifiko milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama teksa i kthehej akuzave të PD-së për paketën ekonomike dhe propozimit të tij për heqjen e qirasë për bizneset, vjen një tjetër reagim nga opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës se Ramës, ndërsa thekson se kryeministri duhet të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve.

Sipas demokratit, Rama në vend që të sulmojë opozitën, duhet të anulojë koncesionet dhe të lërë fjalët boshe në “Facebook”.

REAGIMI I BARDHIT

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!



3 Comments

  1. O rama do na hash garin, qerate do paguhen sepse ska ligj qe te pranoj qe tja heqi njeres pale dhe tja japi pales tjeter, sespe kshu bien i gjithe sistemi, atehere meqe ti e ke rrogen 5 milion a me shume, do ta heqim ty edhe leket do ja japim atyre qe kan nevoje.
    Kjo mendesi na nuk na ka bere shtet neve dhe do vazhdoj mos na beje, ne 45, enveri na mori pronarve pronat, ne 90 pd ja dha pronet zaptusve, ne 2000 Sala vendoste legalizimet mbi pronarin, dhe tani ti qerrsmarsin mbi pronarin. Ne akoma mbas 30 vitesh vazhdojm vem ne diskutim abc e demokracise dhe shteti te se dresjtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *