• |
ide | kryesore

Përplajsja e gazetave/ Nuk shuhet urrejtja italo-gjermane pas koronavirusit

-Instant, Kryesore, Lajme



Urrejtja mes italianëve të sfilitur nga pandemia dhe gjermanëve që kanë refuzuar ti ndihmojnë në kuadër të solidaritetit të BE, po kaplon edhe shtypin e dy vendeve. Shenja e qartë e kësaj është reagimi i gazetës të madhe të mbrëmjes, “Corriere della Sera”, ndaj një editoriali plot pathos dhe dashuri që i kishte kushtuar gjermania bulevardeske Bild, vendit të “La dolce Vita”.

Këtë mesjavë, ekzaktësisht të mërkurën, BILD, postoi një editorial me thirrjen patetike “Siamo con voi” (Jemi me ju), por menjëherë italianët u përgjigjën se kjo lloj dashurie ishte hipoktiite. Duke pretenduar se në artikullin e gazetës gjermane bashkëkombasit e tij vlersoheshin, jo për aftësinë për të punuar, por vetëm për jetën e ëmbël, dashurinë, picat, peisazhet përrallore, korespondenti në Berlin, Paolo Valentino përgjigjet: “A mund ta themi? Me gjithë respektin e duhur, ky shkrim është një hipokrizi, një manifestim i turpshëm egoizmi”.

/

Në editorialin e Bild shkruhej:“Ne qajmë me ju për të vdekurit tuaj. Ne ndjejmë me ju, sepse jemi vëllezër. Come fratelli”, thuhet në shkrim. “Mrekullia jona ekonomike nuk do ishte e mundur pa ju. Ju na keni sjellë ushqimet e mira. Papritur kishte antipasta, makarona farfale, tiramisu. Jo vetëm patate dhe lakra”.
“Italia, vendi i dashurisë sonë të parë. Kemi ardhur te ju me makina Beetle, në rivierën tuaj, në Kapri, Venecia, Toskana. E duam detin blu dhe aromën e limonave që lulëzojnë….Ne donim gjithmonë të ishim pak si ju. Të qetë, të bukur, pasioniantë. Duam të gatuajmë makaronat si ju, të pimë Campari si ju, të jemi dashnorë si ju. La dolce vita. Prandaj ju kemi zili”.

Ironia më e madhe që i është dukur italianëve është fakti që shkrimi bën thirrje se ata do të takohen sërish në verë për pushime: « Do takohemi për pushime ose në piceri.Do ia dilni, sepse jeni të fortë”.
Pikërisht këtu gazetari Paolo Valentino shpërthen: “Dmth do ia dalim vetëm. Pa përmendur asgjë për solidaritetin që u takon vëllezërve, të cilët edhe BILD e pranon se e kanë ndihmuar Gjermaninë të ringrejë ekonominë e saj. Pa përmendur rrezikun që i kanoset shtëpisë së përbashkët, Europës. Pa përmendur nevojën që vëllezërit më të pasur të ndihmojnë vëllezërit më të varfër”

©Lapsi.al

.



8 Comments

  1. Një “lajm” që i vjen në ndihmë propogandës së anarshistit Edi Rama.
    Gjermania është padyshim sot vendi me një shtet më të konsoliduar demokratik ligjor në Europë, që pasi ka provuar dy llojet e diktaturave më kriminale, nazizmin e komunizmin, duke i luftuar të dy njëlloj, jo vetëm që e mori veten nga shkatërimet që i sollën këto diktatura, por është bërë shteti me një ekonomi e norma demokratike më të zhvilluara në botë.
    As mund të çojnë ndërmend gjermanët që të zgjedhin për qeverisje politikanë të pa aftë e të korruptuar si Rama apo disa politikanë të ngjashëm me te në Itali e gjetkë.
    Gjermania ishte një ndër vëndet që përballoi me sukses edhe krizën botërore ekonomike të 2008-tës, dhe po përballon edhe krizën e sotme të pandemisë botërore.
    Është e vërtetë që ne shqiptarët jemi shumë më të lidhur me italinë pasi ka një popull të talentuar që ka nxjerrë figura të shquara në të gjitha fushat, si në shkencë, në kulturë e në arte, por veç këtyre cilësive, duke i pasur fqinjë, kemi marë prej tyre edhe temperamentin anarshist politik.
    Ndryshe nga Gjermania që pas Luftës së dytë botërore, pati një stabilitet politik e shtetëror duke ju përmbajtur shtetit ligjor e stabilitetit kombëtar e duke shkuar gjithmonë në rritje ekonomike, është fakt se Italia po në këtë periudhë , në 70 vite ka ndruar po kaq qeveri, duke kaluar deri në rrezikun e falimentit nga krizat ekonomike.
    Nuk është aspak e vërtetë që Gjermania nuk ka ndihmuar vendet antare të BE siç po propogandohet me pa të drejtë.
    Është fakt se nga kriza ekonomike më të shkatëruar dolën ato shtet të BE në të cilat kanë dominuar politikat majtiste, si në Itali, Spanjë apo Greqi., siç është fakt se nga buxheti i shtetit të fuqishëm ekonomik gjerman, dolën qindra miliardë euro që i ndihmuan këto shtete për të shpëtuar nga recesioni.
    Mbyllja e kufijve me rastin e pandemisë, ishte një masë e domosdoshme që u mor me miratimin e gjithë shteteve të BE, për të shmangur rrezikun e madh të përhapjes së epidemisë, e kjo nuk ka sepse të konsiderohet si një masë nacionaliste gjermane e njëanëshme.
    Deri tani është parë se pikërisht në ato vende që nuk u morën masat e kufizimit të lëvizjeve, pasojat e epidemisë ishin tragjike.
    Ndonëse edhe në Gjermani kjo epidemi ka një përhapje të madhe, ajo po përballohet pikërisht se në Gjermani funksionon mendimi shkencor e pragmatizmi.
    E kishin parashikuar mesa duket ekspertët gjermanë se në kushtet e sotme të lëvizjes së lirë e të komunikimit planetar, një pandemi mund të bënte kërdinë, dhe patën marë masa në forcimin e strukturës së mbrojtjes së shëndetit publik.
    Si populli me numurin më të madh të BE, ishte e pamundur që të kufizohej numuri i të infektuarve, ama ata arritën me masat e tyre që të reduktojnë në minimum viktimat.
    Nëse këtë, pas shembullit të tragjedisë në Kinë do ta kishin bërë të gjitha shtetet europiane,nuk do të dëgjonim sot për mijra të vdekur në ditë në Europë

  2. italia ndoshta duhet te zgjedh dike te hajrit ose perfundon ne hale si ne. do shohim cudira gjeopolitike pas ” korones” edhe spanja ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *