• |
ide | kryesore

Rama shpjegon qeranë: Si do paguhen prilli dhe maji

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Jemi në kushtet e një lufte.” – kështu u shpreh Kryeministri Rama në në lidhje në emisionin “Opinion”, ndërsa ka shpjeguar edhe aktin normativ të nxjerr nga qeveria për të rregulluar raportin e qerave në periudhën Prill, Maj 2020.

Duke lexuar pjesë nga akti normativ, Rama shpjegoi që qeraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qeramarrësit, pas 31 Majit, sipas një dakordësie mes qeramarrësit dhe qeradhënësit.

Rama shpjegoi se ky akt normativ përfshin familjarët që kanë një banesë me qera dhe kanë pezulluar punët, studentët dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.

Po kështu edhe qiramrrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama duke shpjeguar që ky akt nënkupton ndërhyrjen e domosdoshme të qeverisë për ta uniformizuar një marrëdhënie, duke i dhënë mundësinë të parëve atyre që janë më në hall: pensionistët familjet në ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qerasve i kanë mënyrë jetese.



14 Comments

  1. ja tani ne versionin ekonomis the real estate..pasi foli per infektologjine, transportin, rrendin, artin etj etj…

  2. ZOT I MATH E I VERTETE
    CDO PUNE E KE BERE VETE
    BERE QIEJTE DHE DENE
    BERE YJTE DHE DHENE
    BERE NATE E BERE DITE
    BERE DIELLIN ME DRITE
    BERE HENEZEN ME YJE
    BERE FUSHA MALE PYJE

    SI BERE KAQ TE MIRA
    BERE DHE SHUME EGERSIRA
    BERE BTEN TE TERE
    BERE DHE DJALLIN ME BRIRE
    CDO PUNE KE BERE MIRE
    PO NJE GJE BERE PA MENDE
    DHE PRISHE PUNEN TENDE
    KUR BERE DERR E ARINE
    C’DESHE QE BERE RAMINE
    QE PO E SHKATERRON SHQIPERINE

    1. Gjysmën e parë e the mirë, po tjetrën e prishe. Njerëzit kurrë nuk mund të kuptojnë planet e Zotit të madh, Ai perdor edhe njeriun e mirë edhe të keqin per qëllimet e Tij. Ne të shpresojmë të na mbrojë nga i keqi dhe vetëm kaq.

  3. Po o pall kari po !Asgje mos me kerkoni mua,harrojeni fjalen heqje taksash,heqje tarifash,ulje apo shturje detyrimesh ?Ty asgje nuk duhet te kerkojne asgje,po ti kerkon qe pronaret te mos marrin detyrimin qe kane qeramarresit,dhe ta paguajne kur te duan ata !!!

  4. po mire po bankave pse nuk ia anullove kestet e kredise??? apo se te thane bankat mos hyj ne nej marredhenie mes paleve

    o plehre kryeministier o kriminel

    ti si shtet mund te yshtesh njerezit kunder njei tjetrit o kriminel

    thuji njerezve mos ti paguajne keste e redise atehere

    thuaji te mos i paguajne ujin dhe dritat mos ta paguajne vendparkimin e lali kurves
    mos ta paguajne farmacistin

    o plehre kryeminister

  5. po mire po bankave pse nuk ia anullove kestet e kredise??? apo se te thane bankat mos hyj ne nje marredhenie mes paleve

    o plehre kryeminister o kriminel

    ti si shtet mund te yshtesh njerezit kunder njei tjetrit o kriminel

    thuji njerezve mos ti paguajne keste e kredise atehere

    thuaji te mos i paguajne ujin dhe dritat, mos ta paguajne vendparkimin e lali kurves

    mos ta paguajne farmacistin

    o plehre kryeminister

  6. Çfarë kuptimi ka kjo, qeraja prap se prap do paguhet, po me vonesë. Ore keto qera duhet ti paguajë shteti, se qeradhenesi është papunë keto muaj. Ketu e hajnë qiradhënësit, kurse qiramarrësit do i marrin lekët por me vonesë. O çfarë e future e madhe! Janë bërë njerëzit si lecka.

  7. Doli si bythqim! Pasi tha se qiraja nuk do te paguhet, dikush i futi nje shpulle nga larg dhe si bythqim patologjik deklaroi se qiraja do te paguhet me keste gjate muajve pasardhes, “me mirekuptim.mes paleve”

    HAJDE KAR HAJDE! O ZOT, PO JE ATY, MOS NA RUAJ MË NGA PANDEMIA, VETEM NA RUAJ NGA BASTARDI I KRISTAQIT QE EDHE ENVERI DO TA KISHTE ZILI!

  8. Po atehere shiko pensionet qe jane nen 100.000 leke te vjetra. Keto dy muaj jepi shtese te pakten 50.000 leke. Jane shume pak per te perballuar shpenzimet minimale.

  9. O ça zgjidhje perfekte!!!pra kur ta hap dyqanin( me urdhrin tat) i kom borxh qeradhenesit qerane per ato muaj qe nuk kom punu!!! Nese ankohem qeradhenesi gjobitet,une “fitoj” ate të gjatin dhe kur te mbaroj kontrata e qeras( nese kam dhe shumica e kontratave jane2-3 vjeçare) “fitoj” nje shkelm bytheve nga i zoti i prones( mbase me te drejte) ! BOHU pergjegjes o z Kryeminister: ata biznese qe ke mbyll me ligj merri persiper pagesen e qerase!(mbase jo te plote por diku tek 50-80%)Ne fund te fundit pse paguajme taksa dhe tatime prej vitesh? Qe te na japesh ne situate lufte 26000 lek dhe plumbin mbrapa?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *