• |
ide | kryesore

Rama tenton të ngjall frikë, publikon pamjet e viktimave të Covid-19 në SHBA që ngarkohen në kamion (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Amerika, ku edhe duken viktimat e koronavirusit që ngarkohen me vinç në një kamion frigorifer.

Sipas kronikës së medias së huaj, vendosja e kufomave në kamion ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të viktimave në morg, shifër e cila ka kaluar 1 mijë të vdekur. Ndërkohë Rama ka shkruar vetëm: Pa koment!

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut për shkak të shpërthimit të covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer. Numri i të vdekurve tani i ka kaluar 1000të infektuar. Arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e viktimave në morg,”– thuhet në kronikë.

Ditë më parë Rama publikoi edhe disa pamje që pretendonte se ishin në Spanjë, por doli bllof, pasi ato pamje kishin të bënin me protestat antiqeveritare në Alergji.

 

View this post on Instagram

 

? PA KOMENT

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on



13 Comments

    1. Epo duhet te kesh frike. Se po nuk bere si thote babai perfundon si Amerika . Si do besh me 2500 dollare ne muaj? Po sikur te kesh edhe femije? Te dalin 500dollare plus per cdo femi? He pra pergjigju.
      Degjojani llafin babait. Por mbi te gjitha mos e leshoni telefonin nga dora se mos ju shpeton ndonje postim i profetit te Surrelit.

  1. Ik or Nastradin se vetem per propagand e ke,don me mblu’ qenefin ku ke ra’, dhe merr shembull SHBA-ne.
    Morgu nuk asht per karantinim,sepse ka siperfaqe te vogel,pra nuk ka hapesire per te gjithe.
    Merru me punet tuaja dhe tregoi deleve tuaja ridhindase pse ke rrejt ne deklaraten e kriminalitetit.

  2. Ky eshte nje shantazh e presion psikologjik qe u behet njerzve, qe mos shikojne hallin qe i
    ka zene nga qeveria qe as nuk te ndihmon as nuk te le te dalesh jashte.
    Nderkohe qe per vete kane para e prona pa fund nga korrupsioni dhe krimi dhe kane
    frike se ra ky virus e nuk po i gezojne, populli i thjeshte nuk i frikesohet koronavirusit
    por koronaqeverise qe po u a bene te pamundur koronambijetesen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *