Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimet për dy vaksina potenciale për koronavirusin. Kjo, sipas BBC, është një arritje.
Vaksinat janë përgatitur nga Universiteti i Oksfordit dhe nga kompania amerikane, Inovio dhe kanë marrë dritën jeshile nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Agjencia Australiane e Shkencave do të vlerësojë nëse vaksinat do të funksionojnë dhe nëse do të jenë të sigurta për njerëzit.
Testimet e para te njerëzit nisën në SHBA muajin e shkuar, por u shmang faza e testimit te kafshët.
“Normalisht duhen nga një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë, por ne e kemi shkurtuar këtë periudhë në dy muaj”, – tha dr. Rob Grenfell.
Rezultatet e para të testimeve priten në qershor. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se duhet të plotësohet afati prej 18 muajsh që të përmbushen standardet.
Shkencëtarët australianë nisin testimin e dy vaksinave për koronavirusin
Lajme, Të fundit
