• |
ide | kryesore

Surprizat që rezervon sezoni i katërt i La Casa De Papel

Paparazzi, Slider



Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” do të fillojë pikërisht aty ku mbaroi sezoni i tretë – me Nairobin që lufton me jetën, Lisbon që arrestohet nga policia dhe me Prefesorin në arrati. Sezoni i katërt do të transmetohen nesër – 3 prill – në Netflix.

Faqja zyrtare në Instagram e serialit ka publikuar një paraqitje të shkurtër për 8 seritë. Episodi i parë quhet “Game Over” dhe paraqet zemërimin e Profesorit. Episodi i dyë tregon një kthesë të papritur të dasmës së Berlinit, ndërsa në episodin e tretë shfaqet diçka misterioze dhe Denver. Titulli i kësaj serie është “Mësimi i Anatomisë”.

Episodet e radhës quhen “Pasodoble”, “5 minuta më parë” ku duket një shpërthim, ndërsa në episodin tjetër shfaqet Profesori duke praktikuar boksin. Episodi i shtatë shkruhet “Strike the Tend”. “Strike the Tend” është term i përdorur nga komandanti i ushtrisë së Virxhinias Veriore në Luftën Civile Amerikane, që përdorej për t’u thënë ushtarve të hynin në betejë.

Në serinë e fundit, “Plani i Parisit”, shfaqet e lumtur detektivja Alicia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *