Tensionet po shtohen në Itali ku njerëzit janë mbyllur brenda prej shumë kohësh tashmë, në vazhdën e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në rrjetet sociale qarkullojnë disa pamje filmike të një sherri të nisur në një supermarket Italian pasi disa të rinj kanë injoruar në mënyrë flagrante masat e distancimit social. Ngjarja ka ndodhur në Napoli. Të rinjtë ishin mbledhur në grup pranë kasës po njerëzit prisnin në radhë të paguanin, e aty kanë nisur përplasjet fillimisht verbale, që pastaj përfunduan në grushta.
“La Repubblica” thotë se të rinjtë kishin dashur të kalonin pa radhë dhe nuk kishin respektuar distancën e një metri me klientët e tjerë. Një burri i është kthyer ashpër sidomos për faktin që ata nuk mbanin maska.
“Vini maska ose thirra policinë”, i ka kërcënuar ai. Thirrjet e tij injorohen dhe aty nis sherri. Burrit i del në krah edhe një klient tjetër që kërkonte zbatimin e masave mbrojtëse. Italia ka gati 106.000 të prekur nga virusi vdekjeprurës, dhe rreth 12,430 vdekje.
https://youtu.be/ToInurOT4O0
Me jugun ndryshon puna Jane shqiptare Safi.
Kshu do behet dhe aty pas pak kohe Prisni se nuk keni pare gje akoma
Ka dhe ne napoli shpellkare si ketu,njeri eshte ky ketu lart qe po ben parashikim,salihu I ka gati shpellkaret per te krijuar te tilla incidente
Ethem Lalaj te qifte Kina robt o njeri i pagdhendur. Saliu sikur ta futi shkopin e gomes ne bythe ne 96 prnadaj dhe se heq nga goja