• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Mesatarja e vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri, mbi atë botërore

Lajme, Të fundit

Në Shqipëri autoritetet thanë se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën shqetësim për numrin e vdekjeve, të cilat u rritën ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar në 15 viktima.

Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës po ashtu se as rastet e shtruara në spital nuk mund të konsiderohen të larta, duke qenë se sipas saj numri i tyre mbetet shumë më i ulët se ai atyre që po trajtohen në shtëpi. Aktualisht Shqipëria numëron 259 të prekur nga Covid-19.


Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind, thotë VOA. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. Por sipas Binos, “rastet e vdekjeve nuk maten me rregull treshi”.

Në përgjigje të pyetjeve nga Zëri i Amerikës, ajo shpjegoi se “autoritetet shëndetësore bëjnë një vlerësim të numrit të vdekjeve dhe kjo bazuar me rastet e dyshuara dhe nga ana tjetër masin dhe raportin mes vdekjeve dhe rasteve të shëruara. Këto janë disa indikatorë të rëndësishëm të mënyrës se si po shkon epidemia. Natyrisht çdo rast vdekje duhet analizuar dhe po e analizohet”, është shprehur ajo.

10 Comments

  1. Kosova pa qeveri me mire nga te gjithe. Paska pasur te drejte thaci qe mos kufizohej levizja e lire. Po Rama del bllof ketu.???

  2. Ketu ne perendim ku une jetoj qeverite e shteteve te ndryshme , meqe u gjeten krejtesisht te papregaditun edhe pse po shifej se çfare po ndodhte ne Kine , filluen me rrenjt tu thone psh maskat nuk mbrojne , testimet jane te nevojshme vetem per ata qe kane simptoma etj.
    Kur dihet kjo atehere çfare mbetet per te thone per keta tonet??????

  3. Ketu ne perendim ku une jetoj qeverite e shteteve te ndryshme , meqe u gjeten krejtesisht te papregaditun edhe pse po shifej se çfare po ndodhte ne Kine , filluen me rrenjt tu thone psh maskat nuk mbrojne , testimet jane te nevojshme vetem per ata qe kane simptoma etj.
    Kur dihet kjo atehere çfare mbetet per te thone per keta tonet??????

  4. Titull shkerdhat.

    ‘ ZERI I AMERIKES :… ‘
    dhe me poshte lexon… ‘ Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës ”

    Pra keto qe jane thene jane thene nga Silva Biono . Apo doni ta beni lajmin me te ‘lexueshem’..

  5. Nuk eshte shifra ose perqindja me e larte, eshte numri i te testuarve me i ulet dhe per pasoje numri i te infektuarve eshte i ulet. Nese e keni vene re, numri i te testuarve si dhe i te infektuarve eshte cdo dite shume i perafert. Per pasoje shifrat nuk jane reale. Gjithsesi, mund te thuhet me siguri se ne Shqiperi nuk ka nje numer aq te larte te infektuarish. Se nga vjen kjo, eshte e veshtire te kuptohet. Ka vetem nje siguri, nuk vjen nga karantinimi sepse ne Tirane psh, nga ora 10 deri ne 13, ka kaq shume levizje saqe behet e sikletshme dalja ne rruge. Ne kete orar edhe dyqanet jane te mbushur me njerez. Pra ka dicka tjeter qe numri i te infektuarve nuk rritet ne menyre eksponenciale si ne vendet e tjera. Nje nga variantet eshte se shqiptaret kane bere vaksinen anti tuberkuloz dhe ndoshta kjo ben qe te kete shume asimptomatike dhe nje pjese e mire te mos preken. Le te shpresojme te jete keshtu…

    1. Le te jemi dakord me ate qe thua ti, pra testimet jane me te uleta..pra i bie qe shumekush ka vdekur apo eshte ne agoni pa e ditur qe eshte me coronavirus..Edhe kjo puna e tuberkulozit eshte legjende..Vaksina e TBC behet nga te gjithe dhe nuk te mbron nga asgje tjeter pervecse nga TBC, Fakti eshte qe ne Shqiperi po mbyllet cdo gje ..dhe mesa duket do vazhdoje..

    2. Nuk e di ku e kam lexuar analizën e një mjeku tonë që shpjegonte se një ndër arsyet që shqiptarët mund të preken më pak nga popujt e tjerë është origjina fshatare e popullsisë ecilla duke jetuar për shekuj në fshat në kontakt me kafshët shtëpiake, ka një imunitet më të lartë se popujt e urbanizuar më herët.

  6. Sa me shume nje gazete apo portal manipulon dhe spekullon ne titujt dhe lajmeve qe jep aq me shume tregon nivelin dhe krizen ne te cilen ajo ndodhet.
    Me pas vijne disa komentues idiote te tipit ari, Stalini, Muti i Meros etj. qe armen me te forte kane banalitetin dhe sharjet qe pasqyrojne llumin e shoqerise.

  7. O puna mos grini sallatë se e dini shumë mirë që këtu te ne MOS U BOFSH PËR SPITAL ….kshu që mos dëgjoni Zërin e Amerikës po boni durim fort nëpër shpia

  8. Bino ish drejtoreshuca Nanos… Jane nje tufe hajdutesh qe drejtoresha tani Fico do e kete zorr ta beje te funksionoje ate cerdhe hajdutesh me personelin e lashte qe ka qe nga shefa nendrejtoresha nendrejtore e me rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu