• |
ide | kryesore

Avioni privat i Messi ulje emergjence në Belgjikë: nuk dihet nëse argjentinasi ishte në bord

Sport



Avioni privat i Lionel Messi ka bërë një ulje emergjence të premten në mëngjes në aeroportin Zaventem, në Bruksel në Belgjikë. Jet-i, i blerë dy vjet më parë nga sulmuesi i Barcelonës për 13 milionë euro, ka patur një problem me rrotat ulëse të tij. Nuk është ende e qartë nëse Messi ka qenë në bord të mjetit. Lajmin e ka bërë të ditur portali belg HLN, sipas të cilit përgjegjësit e aeroportit belg nuk kanë dashur të japin deklarata.

Avioni, i drejtuar për në Tenerife (Spanjë) ishte ulur herën e parë në Bruksel në orën 9:18. Më pak se një orë e gjysëm më pas është ngritur në drejtim jug-perëndimor, për tu kthyer sërisht në Zaventem pas vetëm 43 minutash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *