• |
ide | kryesore

I FUNDIT/ Virusi mund të qëndrojë në ajër, OBSH ndryshon qëndrim për maskat

Lajme, Të fundit

Sipas studimeve të fundit shkencore, përhapja e koronavirusit mund të ndodhë edhe përmes ajrit, dhe jo vetëm nga kontaktet. Tani Organizata Botërore e Shëndetit është gjithashtu e gatshme të rishikojë masat e saj udhëzuese. Kjo u njoftua nga drejtori përgjegjës i saj, David Heymann, duke njoftuar për BBC se “ne jemi duke studiuar provat më të fundit shkencore”. Ndërkohë, nga SHBA vjen rekomandimi për të përdorur maska në publik.

Jetëgjatësia e virusit


Studimet e plota mungojnë dhe do të duhen javë ose muaj për t’i marrë ato, por ajo që duket shumë e mundshme është që virusi mund të rezistojë në ajër shumë më gjatë sesa mendohej më parë. Për të vërtetuar këtë në mënyrë empirike janë të dhënat e infektimit në spitale te punonjësve shëndetësorë. Covid-19 në aerosol, pra jo në frymëmarrje normale, por ai i prodhuar nga makinat, mund të mbetet aktiv për shumë orë. Reanimacionet janë pikërisht vendet ku ambienti mund të ngopet më pas me ajër të infektuar dhe ku pa një mbrojtje adekuate, mjekët dhe infermierët janë në rrezik të madh.

OBSH e gatshme të ndryshojë udhëzimet

Deri më tani OBSH ka këshilluar kundër përdorimit të maskave për të gjithë. Nga ana tjetër ato janë një mall i çmuar për momentin dhe për këtë arsye është më e dobishme që maskat të arrijnë në spitale sesa në supermarkete. Por me të dhënat e reja për praninë e virusit në ajër situata është e ndryshme. Maska mund të jetë një armë shtesë për të ndaluar pandeminë. Prandaj OBSH mund të tërheqë hapat e saj dhe të këshillojë ose të imponojë përdorimin e maskës edhe në transportin publik apo në vendet e punës ku distanca prej një metri midis punëtorëve nuk mund të garantohet. Më pas edhe për anëtarët e familjes që ndihmojnë një person të infektuar në shtëpi. Të gjithë në këtë rast duhet të veshin një maskë.

Distanca mbetet arma më e mirë

Mbajtja e distancës prej një metri është arma më e mirë për të shmangur infektimin. Të gjithë ekspertët pajtohen për këtë. Mbi maskat mbetet dyshimi i përdorimit të gabuar nga ana e njerëzve. Shumë që i mbajnë mendojnë se janë të sigurt, por në realitet nëse hunda lihet e zbuluar është si të mos e veshësh maskën. Kësaj i shtohen edhe sytë që mbeten jashtë mbrojtjes dhe janë po aq një vend hyrjeje për virusin. Përveç kësaj, OBSH fton njerëzit të mësojnë se si duhet të hiqen maskat: pjesa e jashtme nuk duhet të preket kurrsesi, ndërsa është gjithmonë e nevojshme të lani duart shpesh. /Përshtati LAPSI.al

7 Comments

  1. Tani Bushati po te jete burre duhet te dali e te kerkoje falje publike per shkrimin e mbremshem ku akuzonte qeverine dhe Ramen si genjeshtare dhe fajtore per perdorimin apo jo te maskave,Bushat, mire te shkruante dikush qe ti punon nen rrogoz per Ramen…

  2. Karlliqet e OBSH-se nuk kane fund. Ne janar thoshte nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu kur provat ishin te qarta qe po dhe shtetet e tjera ia futen gjumit duke shtuar rrezikun. Ne fund te shkurtit tha Kina beri pune te shkelqyer kur ishte e qarte qe Kina po mashtronte dhe keshtu shtetet e tjera ia futen gjumit se duke i’ureferuar atyre shifrave te manipuluara rreziku ishte minimal. Pastaj tha mos perdorni masat duke shtuar rrezikun. Ka nje parim qe quhet “precautionary principle”, sipas te cilit kur provat shkencore nuk jane te plota dhe te qarta masat duhet te merren si per versionin me te keq. Kurse ky i mori per versionin me te mire duke vrare njerez vetem per shkak te maskes. Eshte gabim parimor dhe jo shkencor. Me kaq shume gafa nuk eshte cudi te jene te verteta zerat se drejtuesi i OBSH eshte kone e Kines. Keto jane gjera shume te renda deri ne piken qe mund te thuash qe keta tashme i kane duart me gjak. Per me teper duken pak si te qellimshme. Duhet pasur kujdes nga OBSH sepse ne kete moment e ka besueshmerine per toke. Fale Zotit, shumica e njerezve nuk i besuan perrallat e OBSH dhe ketij karagjozit tone qe i duket cdo gje si loje dhe merr persiper te thote gjera me pasoja te renda me lehtesi prej budallai, por i mbajten maskat. Shyqyr Zotit ne shqiptaret e kemi te forte instiktin e mosbesimit ndaj qeverise, sidomos kesaj qeverie.

  3. OBSh si KLSh . Nuk ja var askush.
    Ata te OBSh kane bere palle vit pas viti. Asnje shqetesim nuk ka ngritur per investimet ne bote.
    Tani qe ra bytha ne uje bertasin me maska pa maska. Turp.

    Po Rama tani cdo na thote per maskat. Si te dhelpra dhe rrushte e Ezopit.

  4. Nje gabim i zakonshëm që bëhet vazhdimisht, është kur thuhet se X kompani/qeveri/organizate, psh OBSH, eshte e “paaftë, gabon, nuk din se çfarë thotë,…” etj. Jo ore jo, keta njerëz jane kriminelë, keta e dinë shumë mirë se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëj populli, se sa e rëndë është situata, etj. Çfarëdo që bëjnë keto organizata kanë qëllime të caktuara, te mire-studiuara, te errëta, kriminale.

    Gabimi i gjërë i gjykimit popullor në të tilla situata është ngatërrimi i arsyeve: Paaftësi Kriminalitet.

  5. Organizate parazitare qe nuk ben asgje dhe eshte gabim qe shtetet kontribojne per keto plera. Mbreme kishin ftuar tek CNN nje doktoreshe te OBSH dhe asnje pyetjeje nuk ju pergjigj vetem i anashkalonte

  6. Urgjentisht duhet te ndalohet shitja e maskave prej rrobe ne shqiperi te prodhuara nga fasonet ne shqiperi.materiali prej rrobe kur laget e thith me shume virusin.maskat e sigurta kane nje shtrese te plastifikuar ne mes qe ndalon virusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu