• |
ide | kryesore

Sot 27 raste të reja në vend (304 në total), dyfishohen të prekurit në Shkodër

Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 304 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë me 27 raste te reja.

Nga testimet e fundit, jane dyfishuar rastet ne qytetin e Shkodres me 12 raste te reja te konfirmuara, ne dy familje.

Në qytetin e Shkodrës ka pasur një dyfishim të rasteve brenda 24 orëve, ku bëhet fjalë për dy familje, mes të cilëve është edhe një fëmijë 13-vjeç. 

Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e sotëm, ka vënë theksi tek distancimi social edhe mes familjarëve, duke shmangur vizitat dhe kontaktet e afërta.

NJOFTIMI 

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.
Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Sic shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.



2 Comments

  1. Mire tju behet,pasi para disa javesh nje zonje nga Shkodra bente gangesteren duke thene qe ne nuk na ze koronavirusi se jemi malsore dhe jemi te forte,me siguri ajo zonje nuk eshte Shkodrane por e ardhur nga rrethinat,pra jo malsore po maloke nga ato qe rrinin me bythene uje e me gishta perpjete kur i mbyste lexhenda Birisha…

  2. Nuk e kuptoj, kemi 4 javë në izolim dhe rastet sërisht po shtohen. Në vend që të ulej numri pas 4 javësh prej izolimit ai vazhdon të rritet.
    Duke marrë parasysh që koha e inkubimit (ose koha që të shfaqi efektet e sëmundjes virusi) është 2 javë do të thotë se këta njerëz kanë dalë nga izolimi të pa mbrojtur para dy javësh. Dhe si rrjedhojë janë infektuar.
    E kuptoj rastin kur nuk ka informacion por kur të gjithë bërtasin nëpër media: izolim, izolim atëherë c’dreqin patën këta që dolën nga shtëpia. Mos të flasim pastaj për ata “të zgjuarit” që vijnë nga vendet e prekura në Shqipëri dhe shkojnë dhe takojnë familjet e tyre. Meritojnë të mos trajtohen fare nga shëndetsia!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *