• |
ide | kryesore

Ndryshon moti, diell dhe rritje temperaturash

Lajme, Të fundit



Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 11ºC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *