• |
ide | kryesore

“Nga një test psikologjik kuptuam çfarë lojtari është”: ai që zbuloi Lautaron tregon telefonatën e psikologes

Sport



Fabio Radaelli, koordinatori i të rinjve të Racing në Avellaneda, kthehet pas në memorie në atë ditë të vitit 2014 kur mori një telefonatë nga Cecilia Contarino, psikologe në varësi të klubit argjentinas: “Fabio, unë nuk e di si luan ky djalë, por di që një test psiko-sjellje si të tij është ndër më të mirët që kam parë ndonjëherë në karrierën time”. Ai djalosh ishte Lautaro Martinez, që u promovua më pas në skuadrën e parë me këshillën e vetë Redaellit: “Pyesnim veten nëse ishte djathtosh apo majtosh sepse e kontrollonte topin në të njëjtën mënyrë me të dy këmbët. Në 10 minuta e kuptova që ishte një lojtar ndryshe nga të tjerët. Sot flitet për të si i përzgjedhuri i Messi: për të luajtur me Leon duhet të jesh shumë inteligjent e Lautaro është shumë. Duhet të jesh i kujdesshëm në cdo gjë që bën Messi sepse në cdo moment mund të të japë një pasim të pabesueshëm. Lautaro mund të jetë një 9 fantastike për të, ka karakteristika që përfshihen në mënyrë perfekte për lojën e Leos”.

Një intervistë e gjatë e detajoze ajo e Radaelli për Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase që prej kohësh tashmë insiston për akordin Barcellona-Lautaro. E tani, njeriu që e zbuloi Toro futet në krahasime, që mund të bindin edhe më shumë katalanasit: “Brenda zonës, Lautaro është njësoj me Suarez për oportunizmin e nuhatjen e golit. Është 23 vjec por është një bishë e lindur për futbollin. Messi di të zgjedhë. Për mua është një miks mes Juan Esnaider e Diego Milito. Mund të krahasohet edhe me Batistutën, por Bati nuk kishte kontrollin me të majtën që ka Lautaro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *