• |
ide | kryesore

“Nuk jemi kavie, bij kur**sh”: Eto’o e Drogba eksperimentimit të vaksinës në Afrikë

F1, Sport



“Nuk jemi kavie, bij kur**sh”: Me këto fjalë dy legjenda të futbollit afrikan si Didier Drogba e Samuel Eto’o kanë refuzuar propozimin e bërë nga dy mjekë francezë në tv, në emitentin francez LCI, për të eksperimentuar në Afrikë vaksinën kundër koronavirus (“ku nuk kanë maska e rianimatorë”).

Edhe futbollistët e tjerë në rrjetet sociale kanë postuar videon e mjekëve me fjalët në limite të racizmit të Jean Paul Mira, shef i shërbimit të rianimacionit në spitalin Cochin të Parisit, e të Camille Locht, drejtorit të Inserm, duke i shoqëruar me fyerje të ndryshme, ashtu si bën të ditur edicioni online i Marca.

“Bij kur**sh, jeni vetëm copa m**i, Afrika nuk është parku juaj i lojërave”, ka shkruar Samuel Eto’o, që është përgjigjur madje në rrjet edhe një tëeet të Demba Ba që ankohej për fjalën e dy ekspertëve: “Mirëseerdhët në Perëndim, ku të bardhët mendojnë se janë kaq superiorë e ku racizmi e dobësia bëhen në një farë mënyre banale. Është koha të rebelohemi”.

“Është absolutisht e pakonceptueshme – ka thënë Drogba – që vazhdojmë ta durojmë. Afrika nuk është një laborator testesh, mos i merrni afrikanët për kavie. Është e pështirë – ka shtuar ai – Liderët afrikanë kanë përgjegjësinë të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione kaq të tmerrshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *