• |
ide | kryesore

“Nuk mund të na detyroni të luajmë”: Federata Belge i përgjigjet kërcënimit të Ceferin

Sport



Mesazhi i Alexander Ceferin ishte i qartë, ashtu si edhe vullneti i UEFA-s për të mos lejuar ndërprerjen e kampionateve, pa qenë të sigurtë se nuk mund të vazhdohet më. Përjashtimi nga Kupat europiane ishte kërcënimi që iu adresua qartë Federatës belge të futbollit, që ndërpreu kampionatin përfundimisht, duke shpallur Brugges kampion. Por menjëherë pas këtij mesazhi ka reaguar përmes një komunikate Federata belge, që ka qartësuar situatën, pas një bisedimi me Uefa-n.

“Një mbledhje në distancë u mbajt sot për më shumë se një orë mes UEFA, RBFA e Pro League – shkruhet në komunikatë -. Kjo mbledhje i ka lejuar liderve të futbollit belg të shpjegojnë në detaje arsyet shëndetësore e ekonomike të rekomandimeve të mbledhjes së Këshillit të Administrimit Pro League, një ditë më parë, e të kontestojë cfarëdo impakti që mund të detyrojë një ligë të vazhdojë kompeticionin në gjendjen aktuale të krizës shëndetësore, me dënimin përjashtimin nga kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm. Një takim i ri mes palëve do të programohet brenda një jave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *