• |
ide | kryesore

“Pa titullin Liverpool ka arsye të ankohet”: Ancelotti parashikon skenarët në Premier League

Sport



Futbolli por jo vetëm. Rivaliteti ndërqytetas, por edhe ndjenja e ndershmërisë sportive. Profesionalizmi, ashtu si edhe mbrojtja e të mirës për publikun. Carlo Ancelotti nuk ndalet vetëm në ngushtësinë e sfidave mes Everton e Reds, ndoshta sepse në lojë është akoma paqartësia për atë që do të ndodhë në Premier League. Me një titull kurrë kaq pranë kushërinjve rivalë të Liverpool në 30 vitet e fundit, në një kohë tjetër dëshira e Toffies do të ishte humbja e kampionatit nga Liverpool, por Ancelotti është i drejtë në analizën e tij: “Do të kishin arsye të ankoheshin nëse nuk do ti akordohej titulli – saktësoi tekniku italian i Everton, duke folur për L’Equipe – por gjëja që ka më shumë rëndësi në këtë moment është shëndeti i njerëzve. Duhet menduar vetëm për këtë e të ndjekim direktivat e qeverive, duke qendruar në shtëpi”.

E megjithatë e ardhmja nuk duket se e shqetëson Ancelotti: “Duhet të ndryshojmë stilin e jetës. Kjo situatë do të trasformojë shoqërinë: do të ketë mardhënie ndryshe e më njerëzore. Kurrë si tani nuk kuptohet më mirë sa i rëndësishëm është raporti me një bijë apo me gruan. Në këto ditë ka më shumë komunikim në familje në krahasim me kur ishim vetëm me fytyrën para telefonit. Natyra na ka dhënë një sinjal e erdhi momenti të ndalojmë pak'”. Një situatë që do të ketë edhe një zhvillim tjetër të nevojshëm: “Do të kontribuojë për të bërë të gjithë sistemet shëndetësore më efikasë se sa ishin më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *