• |
ide | kryesore

Polemikat e Lukakut: “I futën të gjithë në karantinë sapo u sëmur një lojtar i Juventus”

Sport



Shëndeti para të gjithash, edhe në futboll. Romelu Lukaku i ka idetë të qarta mbi situatën e koronavirus e ndalimi i kampionatit, për sulmuesin belg të Inter, është zgjidhja më e mirë: “Shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Nëse shëndeti nuk garantohet në 100% përse duhet të luajmë? Sapo u mësua se një lojtar i Juventus ishte i sëmurë i futën të gjithë në karantinë. E gjitha kjo nuk është normale”.

Impakti i lojtarit me Interin e kampionatin italian ka qenë impresionues: “Unë jetoj për të bërë gol. Por nëse dua të ndihmoj skuadrën time, duhet të jem gjithnjë gati të ndihmoj shokët e mi. Statistikat personale kanë pak rëndësi – ka thënë sulmuesi zikaltër. Në metrat e fundit duhet të jemi dinamikë, të sulmojmë hapësirat me kohët e duhura. Ne stërvitemi shumë, shohim cdo ditë video për të analizuar gabimet tona dhe të evitojmë ti përsërisim në të ardhmen”.

Lukaku nuk e ka fshehur kurrë pasionin për Inter, duke treguar se edhe idhujt e tij kanë veshur fanellën zikaltër: “Kam adhuruar Adrianon, që me fanellën e Inter bëri gjëra të mëdha. Kujtimet e mia ta para të lidhura me futbollin ndërkombëtar janë ato të Botërorit 1998: kohë në të cilat Ronaldo Fenomeni tregonte se kishte një klas superior. Pastaj shkoi tek Real Madrid. Për sa i përket brezit të sulmuesve që e pasuan, në Europë admirova Henry e Drogba”.

Për momentin futbolli duhet të qendrojë në plan të dytë edhe për gjigantin belg: “Prioritetet janë tjetër në këtë moment – përfundoi ai -. Ajo që më mungon më shumë është ritmi i ndeshjes, kompeticioni me kundërshtarin, stadiumi plot, ngrohtësia e publikut. Po shfrytëzoj këtë moment për të analizuar përfaqësimet e mia të fundit, madje më në përgjithësi atë që kam bërë në muajt e fundit. Mund të përmirësohesh gjithnjë në futboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *