• |
ide | kryesore

Pse nuk bëhen me shumë teste? Si Rama i shmanget përgjigjes dhe jep shifra të pavërteta

Lajme, Të fundit

Te enjten në emisionin “Opinion” Kryeministri Rama i mashtroi shqiptarët edhe njëherë. Në përpjekje për t’iu shmangur pyetjes së drejtuesit të emisionit z. Fevziu se “…përse nuk bëni më shumë teste?”, Rama dha një përgjigje evazive.

“Rajoni i Lombardisë ka kryer 12 mijë teste për 1 milionë banorë. Ndërkohë në Korenë e Jugut që e përmendim si rast suksesi ka 4 mijë e 450 teste”. (Video poshtë në minutën 57)


Statistikat botërore në fakt tregojnë se Koreja e Jugut ka kryer gjithsej 421 547 teste nga 1 shkurti deri më 1 prill 2020. Pjesëtuar për 51.47 milionë banorë, raporti në fakt rezulton të jetë racional dhe të paktën dy herë më i lartë se ai që shprehet kryeministri shqiptar në sy të të gjithëve. Koreja e Jugut ka kryer mbi 8000 testime / milionë banorë për dy muaj.

Nëse qeveria shqiptare do të dëgjonte udhëzimet e OBSH për testime masive dhe do të ndiqte shembujt e vendeve që po korrin sukses ndaj Covid-19, do të duhej të kishte kryer prej 1 marsit të paktën 10 mijë teste.

Pavarësisht shmangies së vazhdueshme ndaj kësaj pyetjeje, që duket të jetë provuar si strategjia më e suksesshme deri më tani, qeverisa shqiptare nuk ka bërë asnjë moment transparencë për numrin e testeve që disponon, nëse synon të sigurojë teste të tjera nga jashtë, sa teste ka zhvilluar deri më sot dhe se kur do të nisë strategjinë e testeve në masë.

12 Comments

  1. 23-24 vjet pun kam ba deri ne 2013. Siguracionet ishin ne maximalet sipas pagave. Nje ilaç apo mjekim nuk kam marr me rimbursim. Tani kafsha te heq te drejten e testit. Teste ju ban atyne qe dukshem jane te semure e po vdesin. Teste ju ban kongresmeneve- parlahalisteve dhe familjareve te tyre

  2. Po pse beheni kaq dashakeq o njerez,po as ne Amerike nuk te ben kush test por te thone rri ne shpi dhe ne asnje vend nuk behen teste ne mase thjesht pse dikujt i kalon buka keq dhe e kap kolla,behuni me realista dhe mos kerkoni gjera qe jane te parealizueshme edhe per vende me ekonomi shume me te forte se ne po rrini ne shpi e te dalim te gjithe te fituar se pushteti aty eshte,duam sduam ne nje dite do iki Rama se askush nuk eshte i perjetshem,por te pakten ne kete situate mos beni politike….

    1. Ne Amerike o mavi me boje, testet behen edhe ne autostrada pa zbritur nga makina. Trump tha qe do behen nga 100 mije testime ne dite, por kjo nuk te intereson. Testimi ne forme depistimi qe ka bere Koreja e Jugut, ka dhene rezultat sepse testimet jane bere ne shumicen e rasteve ndaj personave qe kane patur kontakt me te infektuarit. Genjeshtra e Rames eshte pak me e thelle se thjesht numra. Pikesepari ai nuk merr vesh nga numrat dhe kete e ka demonstruar disa here, pra genjeshtra nuk eshte tek numrat, genjeshtrat e Rames jane te shumta sepse ky njeri ben sikur di dicka dhe nuk di asgje. Cdo dije e tij eshte siperfaqesore pra ky di vetem ate qe duket dhe asgje me teper. Per ta bere me te thjeshte Rama edhe mund ta dije se 5×5=25, por veshtire se e di se sa bejne 50×50 por prape thote se e di dhe ia keput nje numer kot. Pra baza e genjeshtres se tij eshte tek te menduarit se di dicka dhe me ate pak dicka qe di mund t’ia hedhe te gjitheve duke bere propagande. Shkurt nje devijim psiqik.

      1. Ti e dike me mire se une qe jetoj ne Newyork se behen testime ne rruge!!!Ketu qe ta dish ti del Trampi tre here ne dite dhe genjen dhe ka plas debat i madh mes Trapit dhe guvernatorit te Newyorkut,keshtuqe informohu para se te shkruash dhe mos beso çdo informacion dashakeq qe te ushqejne keta Shullak Bushat Lubonjat qe deri dje benin thirrje per revolucion per ti vene flaken Shqiperise…

  3. Tashi ske shans me bo teste se bojn minimumi 100euro copa….duhej të kishim vjedh të gjith njiçik më pak shtetin se nuk të dalin brirë kur vjedh po ja që mbetesh pa qen për tërmet dhe pa teste për virus
    Të mbajmë shpresat te Ogerta me Benin tashi….vk

  4. O shpellkare pse vetem te thenat e shteteve si koreja kina amerika italia gjermania etj jane te verteta per ju,kurse ata qe thuhen ketu jane te pa verteta,ky eshte problem psiqik qe keni ju

  5. O Stalin,
    o bolja e Saliut. eshte e vertete qe ne Amerike behen teste ne rruge, kuptohet ne vende te pershtatshme te miratuara nga qeveria vendore, por jo kujtdo qe i bie rruga andej.
    Ne test shkojne me deshiren e tyre ata qe dyshojne se kane simptoma te Korona Virusit, dhe qe te kryhet testi duhet te deklarosh gjithe te dhenat e tua dhe detyrimisht te jesh i inshuruar.
    A e kupton o IDIOT.

  6. Nuk paska rob me te ligj se ju o autike mavi. Ju edhe pse po e coni vendit drejt katastrofes prape keni fytyyre e flisni. Ethem Lalaj si kelysh kurve do perfundosh dhe 96 do te duket fushe me lule

  7. Njujorkezi tiranes se re ben bilancin e testeve te amerikes per llogari te ridhjerjes socialiste ndonje dite do. Krahasoje ushtrine amerikane me ushtrine shqiptare sic bente enver homo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu